Politike

Akuzohet se nxorri informacion nga dosja “Top sekret”/ Lleshaj ndryshon gjithë SKEMËN: Artan Shkëmbin e “kapëm” ne, Gjermania na dha indicie

I ftuar në emisionin "Kjo Javë", Lleshaj pretendon se zbulimi është bërë nga Policia Shqiptare, por ka saktësuar se indicia është dhënë nga homologët gjermane. 
Featured image of article: Akuzohet se nxorri informacion nga dosja “Top sekret”/ Lleshaj ndryshon gjithë SKEMËN: Artan Shkëmbin e “kapëm” ne, Gjermania na dha indicie Artan Shkëmbi dhe Sandër Lleshaj

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar pezullimin nga detyra të ish-drejtorit të Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit, Artan Shkëmbi. I ftuar në emisionin “Java”, Lleshaj pretendon se zbulimi është bërë nga Policia Shqiptare, por ka saktësuar se indicia është dhënë nga homologët gjermane. 

Ka qënë një ndër drejtuesit e OFL-së. Është ende në dyshim, por dua të them që lajmi i keq është që kemi një dyshim të arsyeshëm. Lajmi i mirë është që problemi u zbulua nga vetë policia e shtetit. Ata kishin një shqetësim, Policia e Shtetit i vuri një emër. Ky rast na tregon që ne duhet të jemi të kujdesshëm ndaj kujtdo por na tregon që Policia e Shtetit ka forcë për t’u ndarë nga raste të këqija. Vetë! U zbardh nga ne,“-tha ministri. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shkëmbi akuzohet nga shërbimet gjermane se ka shpërdoruar detyrën duke nxjerrë informacione sekrete për dy trafikantët, Aleksandër Prroni e Klaudio Vukaj. Ndërkohë, bashkë me të nën hetim janë edhe dy oficerë të tjerë, të cilat dyshohet se kanë bashkëpunuar me Shkëmbin. Ky i fundit vetë ka shërbyer për 6 vjet me radhë si oficer kontakti në shtetin gjerman.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment