Aktualitet

Akuzohet se ngacmoi seksualisht të bijën, 37-vjeçari nga Maliqi mohon akuzat: Isha i pirë kur u bë regjistrimi, mund edhe t’i kem thënë ndonjë fjalë

37-vjeçari nga Maliqi ka mohuar akuzat. Ai ka deklaruar se ishte i pirë kur është bërë regjistrimi i audios.
Featured image of article: Akuzohet se ngacmoi seksualisht të bijën, 37-vjeçari nga Maliqi mohon akuzat: Isha i pirë kur u bë regjistrimi, mund edhe t’i kem thënë ndonjë fjalë Foto ilustruese

Maliq- Babai 37-vjeçar në Maliq, i cili u akuzua nga vajza e tij për ngacimin seksual ka mohuar akuzat. Para efektivëve ai ka deklaruar se ngjarja nuk është e vërtetë dhe se me vajzën e tij ka marrëdhënie shumë të mira. Gjatë dëshmisë së tij 37-vjeçari është shprehur se ka qenë nën efektin e pijeve alkolike dhe narkotike kur është bërë regjistrimi i audios.

Gjithashtu ai ka shtuar se  mund t’i ketë thënë ndonjë fjalë të papërshtatshme vajzës, por nuk e ka prekur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dje në Maliq ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku një 37-vjeçar akuzohet se nga ngacmuar seksualisht vajzën e tij. Ai është vënë në pranga, ndërsa mësohet se ka qenë 18-vjeçarja që ka denoncuar të atin. Kjo e fundit ka thënë në Polici se babai e ngacmonte dhe ka dorëzuar dhe një bisedë audio të kryer me të. Vajza ka kërkuar edhe një avokat dhe një psikolog dhe ka theksuar se i ati e dhunuar atë që të vogël.

J.V/Dosja.al

Shto Koment