Bota

Telashe në familjen presidenciale! Akuzohet se ka keqpërdorur fondet në ceremoninë e inaugurimit të Trump 4 vite më parë, merret në pyetje Ivanka Trump…

Sipas Reuters, në padinë e ngritur në janar të këtij viti, prokurori Racine ka thënë  se biznesi i pasurive të patundshme të Donald Trump dhe subjekte të tjera kishin keqpërdorur fonde të dhuruara nga organizata jofitimprurëse, për të pasuruar familjen e tij.
Featured image of article: Telashe në familjen presidenciale! Akuzohet se ka keqpërdorur fondet në ceremoninë e inaugurimit të Trump 4 vite më parë, merret në pyetje Ivanka Trump… Ivanaka Trump

SHBA-Vajza e presidentit aktual të Amerikës Donald Trump,  Ivanka Trump, u mor në pyetje këtë javë si pjesë e një procesi gjyqësor që po shqyrton pretendimet për keqpërdorimin e fondeve në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Trump katër vite më parë.

Sipas Reuters, në padinë e ngritur në janar të këtij viti, prokurori Racine ka thënë  se biznesi i pasurive të patundshme të Donald Trump dhe subjekte të tjera kishin keqpërdorur fonde të dhuruara nga organizata jofitimprurëse, për të pasuruar familjen e tij. Më specifikisht, sipas padisë një koorporatë jofitimprurëse e përjashtuar nga taksat, e quajtur “Komisioni i 58-të Përurues Presidencial” bashkëpunoi me familjen e Trump për të paguar shuma të mëdha për aktivitete të organizuara në hotelin “Trump International” në Uashington.

Bëhet e ditur, se një rast, organizata jofitimprurëse pagoi më shumë se 300,000 dollarë për një pritje private në hotelin Trump për tre fëmijët e presidentit, Donald Jr, Ivanka dhe Eric, në mbrëmjen e inaugurimit të 20 janarit 2017.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ligji kërkon që organizatat jofitimprurëse t’i përdorin fondet e tyre për qëllimin që kanë deklaruar publikisht, jo për të përfituar kompani private,” tha zyra e prokurorit Racine në fillim të këtij viti.

Në aktpadin e ngritur, kërkohet  rikthimi i 1 milion dollarëve, që dyshohet se kanë shkuar në biznesin e familjes Trump. Sakaq, organizata ka thënë se buxheti i tij është inspektuar në mënyrë të pavarur dhe se të gjitha fondet janë shpenzuar në mënyrë të ligjshme.

(k.a/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment