Aktualitet

Akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit, greku ankohet se e kanë ‘vrarë’ prangat, i tregon shenjat gazetarëve (FOTOT)

Greku Efthymiou Efthymious është ankuar para kamerave duke nxjerrë duart nga kafazi i të pandehurit.
Featured image of article: Akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit, greku ankohet se e kanë ‘vrarë’ prangat, i tregon shenjat gazetarëve (FOTOT) Efthymiou Efthymious

TIRANË– Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës gjyqësore për ish-komandon grek Eftimius Eftimiun, i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit.

Seancë, e cila u shty për shkak të mungesës së prokurorit të çështjes, njësoj si herën e shkuar. Greku është ankuar para kamerave duke nxjerrë duart nga kafazi i të pandehurit.

Sipas tij, policët i kanë shtrënguar prangat më shumë seç duhet duke i shkaktuar shenja në të dy kyçet e duarve.

Për këtë vrasjen e Devi Kasmit, autori i dyshuari kryesor është Efthymiou Efthymious, ndërsa si porositës dyshohet se është Aurel Hoxhallari.

Identifikimi i autorit të vrasjes,Eftimiu u bë nga kamerat e sigurisë ku duket një furgon i bardhë me të cilin ata afrohen pak momente para se të vritej Kasmi e më pas largohen me të njëjtin mjet.

Motivi i këtij krimi mbetet ende i pazbardhur nga policia ndërsa dyshohet se pas përplasjeve mes grupeve kriminale persona ende të paidentifikuar paguan për ekzekutimin e Kasmit duke kontaktuar ish-komandon grek.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment