Aktualitet

Akuzohet për vrasje në tentativë në rrethana rënduese, arrestohet me qëllim ekstradimi një 57-vjeçar në Kosovë

Policia njofton se bëhet fjalë për 57-vjeçarin A.B., ndaj të cilit rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.
Featured image of article: Akuzohet për vrasje në tentativë në rrethana rënduese, arrestohet me qëllim ekstradimi një 57-vjeçar në Kosovë Foto Ilustruese

MORINË– Një 57-vjeçar i ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK Kosovë është arrestuar sot në pikën kufitare të Morinës.

Policia njofton se bëhet fjalë për 57-vjeçarin A.B., ndaj të cilit rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi i plotë:

Vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.
Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
A.B, 57 vjeç, banues në Tërrnave, Kosovë.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK Kosovë, për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin e Kosovës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.
(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment