Bota

Akuzohet për spiunazh, Gjykata Ruse dënon me 15 vite burg gazetarin e REL

Dega e lajmeve separatiste DAN njoftoi të martën se gjykata e kishte gjetur fajtor gazetarin Aseyev lidhur me akuza për spiunazh, ekstremizëm e thirrje publike për të shkelur integritetin territorial.
Featured image of article: Akuzohet për spiunazh, Gjykata Ruse dënon me 15 vite burg gazetarin e REL Gazetari i REL, Stanislav Aseyev

Një gjykatë e krijuar nga separatistët e mbështetur nga Rusia, të cilët kontrollojnë disa pjesë të Ukrainës lindore, ka dënuar gazetarin Stanislav Aseyev, një kontribues i Radios Evropa e Lirë, me 15 vjet burg që do ta kryejë në një institucion të largët e të izoluar.

Vendimi u dënua nga presidenti i radios Jamie Fly, raporton VOA. Dega e lajmeve separatiste DAN njoftoi të martën se gjykata e kishte gjetur fajtor gazetarin Aseyev lidhur me akuza për spiunazh, ekstremizëm e thirrje publike për të shkelur integritetin territorial.

Stanislav Aseyev, i cili shkruante duke përdor emrin Stanislav Vasin, u zhduk në rajonin e Donetsk-ut të Ukrainës më 2 qershor 2017. Prej atij momenti ai është mbajtur në paraburgim nga separatistët.

“Vendimi ndaj Stanislav Aseyev-it, që është dhënë në muaj gusht, por u bë publik vetëm sot, është një akt i dënueshëm”, tha Presidenti i radios Evropa e Lirë Jamie Fly.

“Stas është një gazetar. Ai po përpiqej vetëm që të rriste vetëdijen mbi situatën në Ukrainën lindore. Vendimi është një përpjekje e separatistëve të mbështetur nga Rusia në Donetsk që të ndalin zërin e tij të fuqishëm e të pavarur. Stas duhet të lirohen menjëherë” shtoi zoti Fly.

Gazetari 30-vjeçar ishte një nga gazetarët e paktë në Donetsk që vazhdoi të punojë edhe pasi qyteti ra në duart e separatistëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas agjencisë së lajmeve “Hromadske”, përfaqësuesit e separatistëve akuzuan Stanislav Aseyev se ka vëzhguar vendet ku janë vendosur grupet paramilitare të tyre duke e përcjellë këtë informacion tek Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU).

Në gusht të vitit 2018-s, një komisioni dypalësh i Kongresit amerikan për Lirinë e Shtypit kërkoi lirimin e menjëhershëm të gazetarit Aseyev, duke e cilësuar atë si “një prej pak gazetarëve të pavarur, që kanë mbetur në rajonin tashmë nën kontrollin separatist, që siguron raportim objektiv”.

Në muajin korrik senatori amerikan Marco Rubio bëri thirrje gjithashtu për lirimin e Stanislav Aseyev-it.

Organizata Reporterë pa Kufij shprehu shqetësimin për trajtimin e gazetarit, duke e cilësuar situatën “tejet shqetësuese”.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar gjithashtu edhe lirimin e kontribuesit të shërbimit të saj për Ukrainën, Oleh Halaziuk, i cili mbahet nga separatistët e mbështetur nga Rusia në Donetsk që nga gushti i vitit 2017.

(E.S. Dosja.al)

Shto Koment