Bota

Akuzohet për ekstremizëm, arrestohet gazetari tjetër në Bjellorusi: Nëse akuzat konfirmohen, mund të dënohet me 10 vite burg

Voa News shkruan se arrestimi të Dielën i redaktorit të Hrodna.life, Aliaksei Shota vjen në mes të një goditje ndaj gazetarëve të pavarur dhe kundërshtarëve të Presidentit bjellorus Alexander Lukashenko.
Featured image of article: Akuzohet për ekstremizëm, arrestohet gazetari tjetër në Bjellorusi: Nëse akuzat konfirmohen, mund të dënohet me 10 vite burg Aliaksei Shota

BJELLORUSI- Kryeredaktori i një mediaje në internet në një nga qytetet më të mëdha të Bjellorusisë u arrestua ditën e sotme nën dyshimin e ekstremizmit. Voa News shkruan se arrestimi të Dielën i kryeredaktorit të Hrodna.life, Aliaksei Shota vjen në mes të një goditje ndaj gazetarëve dhe kundërshtarëve të Presidentit bjellorus, Aleksander Lukashenko, i cili vetëm disa ditë më parë arrestoi gazetarin Raman Pratasevich.

Policia tha se faqja në internet “postonte informacione ekstremiste“, por nuk dha detaje. Nuk është ende e qartë nëse Shota, është akuzuar zyrtarisht për ekstremizëm, i cili mund të marrë një dënim me burg deri në 10 vjet.

Shota më parë kishte bashkëpunuar me portalin më të njohur të vendit Tut.by, të cilin autoritetet e mbyllën këtë muaj, pasi arrestuan 15 punonjësit e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Goditja e Bjellorusisë u përshkallëzua një javë më parë me arrestimin e gazetarit disident Raman Pratasevich dhe të dashurës së tij që ishin në bordin e një fluturimi tregtar që u devijua në aeroportin e Minsk për shkak të një kërcënimi të pretenduar për bombë. Avioni po fluturonte mbi Bjellorusinë gjatë rrugës nga Athina për në Lituani.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment