Aktualitet

AKUZAT/ Vritet sepse nuk i ndaloi policisë! Hurmat kthehen në ‘armë’, rrjeti ‘tërbohet’ kundër Policisë së Shtetit, reagimet ‘trending-now’ në Facebook

Mendimet pro dhe kundër janë të shumta, por vërehet një trend i atyre që janë kundër veprimit të PSH, duke deklaruar se policia ka marrë fytyrën e pushtetit
Featured image of article: AKUZAT/ Vritet sepse nuk i ndaloi policisë! Hurmat kthehen në ‘armë’, rrjeti ‘tërbohet’ kundër Policisë së Shtetit, reagimet ‘trending-now’ në Facebook Klodian Rasha

TIRANË- Ekzekutimi me dy plumba i Klodian Rashës nga Policia e Shtetit është ngjarja kryesore e të martës, ndërkohë që në rrjetet sociale ka nisur diskutimi se a duhet të kishte vepruar efektivi i Shqiponjave kundër tij. Mendimet pro dhe kundër janë të shumta, por vërehet një trend i atyre që janë kundër veprimit të PSH, duke deklaruar se policia ka marrë fytyrën e pushtetit dhe se mediat e qeverisë po profilizojnë të riun si me probleme penale për të shpëtuar policin e Shtetit.

DISA NGA REAGIMET NË RRJET:

Gazetari Bledian Koka shkruan se ministri i Brendshëm duhet të japë dorëheqjen, ndërsa sjell në vëmendje sjelljen e qytetarëve në Amerikë në raste të ngjashme.

Bledian Koka: Sot do te shikoni me te miren e propagandes!
Kane vrare nje 25 vjecar ne mes te Tiranes me patllaken gjakatare te pushtetit. Keto gjera ndodhin dhe ne Amerike, qe te jemi korrekt me propaganden, vecse perpara se te behen filma nga Hollyëood-i, amerikanet protestojne dhe e djegin vendin qe pushteti ta mendoje dy here para se ta shkeli kembzen e patllakes apo gjurin e presionit mbi trupin apo qafen e qytetarit te pambrojtur. Sot do degjojme nga te gjitha llojet ama, vetem qe Sander Lleshaj qe jep doreheqjen nuk duhet ta cojne neper mendje. Sot do te shikojme me te miren e propagandes, vec asgje nuk e zhben vrasjen e trishte ne Laprake nga shteti qe ne vend te mbroje qytetaret, po i gjakaton ato ne mes te rruges si nje virus pa vaksine.
p.s…u prehsh ne paqe Klodian Rasha, te vrau i njejti pushtet qe vrau njesoj edhe 1991-shin.

Krijuesi i Meme-ve, Genc Sejko, një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale thotë se arma në vendngjarje është vendosur dhe se nuk ka qenë e të riut.

Genc Sejko: Vetem 25 vjeç. Vritet vetem sepse nuk i ndaloi policise. Sot ne mengjes vene edhe hedhin nje arme prane vendit te ngjarjes. Familjaret thone se kishte vetem dy kokrra hurma ne dore ne momentin kur e vrane. Shkerdhatomedia e pushtetit shkruan se i riu ishte me precedent penal. Sikur kjo i jep te drejte policise qe ta ekzekutoje pa asnje lloj paralajmerimi. Policia ka marre fytyren e shemtuar te pushtetit; ndersa ne si qytetare nuk vlejme me as sa nje qen rruge.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Faqja e njohur e humorit “Brryli Broadway” gjithashtu shkruan se po hidhet baltë mbi viktimën kur duhet të kishte sensibilizim.

Brryli Broadway: Nje hipokrizi e papare Shqiptaresh! Vritet nje njeri ne amerike dhe te gjithe, aktore, kengetare, bloger, influencer, faqe, portale, modele, bejne hashtag dhe sensibilizohen me ngjarjen deri ne histerizem. Vritet nje i ri Shqiptar nga policia Shqiptare, dhe askush nuk reagon, por nxitojne te hedhin balte mbi viktimen. Kalofshi sa me mire o AJKA e kombit Shqiptar.

Aktivistja Rezearta Caushaj thotë se nuk bindet nga versionet e deklaruara nga Policia e Shtetit.

Rezearta Caushaj: “Nuk iu bind policise dhe kishte precedent penal” – titujt sot.
Problemi eshte qe asnjera nuk eshte arsye legjitime qe policia te vrase nje civil.
Nga perballja jone, si shoqeri, me policine, e dijme qe ushtrimi i forces pertej mandatit ligjor, eshte e zakonshme. Vetem pak dite me pare, policia shoqeroi ne komisariat nje gazetar dhe familjen e tij perse nuk po mbanin maske. Ligji parashikon thjesht gjobe.
Te rikthehemi te rasti i sotem: nuk bindem qe viktima te kete qene ne arrati e t’i kete drejtuar policise nje objekt te panjohur, qe e mbante ne dore, por qe ky objekti (qe ishte arme) u gjurmua vetem ore me vone. Them nuk me bind sepse gjithcka mund te kete ndodhur saktesisht sic e pershkruajne efektivet, por besimi im te policia eshte pertoke.
PS: Por, problemi me i madh imi eshte se policia pretendon se i riu po bente veprime te dyshimta. Ne cfare kuptimi “te dyshimta”? Cilat ishin rrethanat para vrasjes?
Detajet qetesojne publikun, jo frazat e vagullta.

Dosja.al ka një tjetër qëndrim për këtë ngjarje. Në një shënim që mund të lexoni këtu, redaksia shpreh mendimin se kjo ngjarje mund të parandalohej përmes një fryme përgjegjësie që do të duhet të përçohej në polici, ndërsa vëren se kupola e PSh e ka lëshuar efektivin para vetëgjyqësisë së familjarëve, në një ngjarje të dyshimtë, rrethanat e të cilës ende nuk dihen.

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “AKUZAT/ Vritet sepse nuk i ndaloi policisë! Hurmat kthehen në ‘armë’, rrjeti ‘tërbohet’ kundër Policisë së Shtetit, reagimet ‘trending-now’ në Facebook

  1. E shkreta Shqiperi si u katandis.Nuk di asgje nga rrethanat e ngjarjes. Po lexoj ne Fb e me vjen keq per 25 vjecarin .policat ne Shqiperi jane shume injorant. Mbase Jo te gjithe Po shumica Po.

Shto Koment