Aktualitet

Akuzat për Tahirin, dy prokurorët nuk bien në një mendje, ish-ministri: Saktësojeni! Si kam qenë i përfshirë?

Fakti që dy prokurorët nuk ishin në një mendje, ka ndezur "gjakrat" nga pala e akuzuar, ku vetë ish-ministri Tahiri është ngritur në këmbë dhe i është drejtuar akuzuesve me pyetje.
Featured image of article: Akuzat për Tahirin, dy prokurorët nuk bien në një mendje, ish-ministri: Saktësojeni! Si kam qenë i përfshirë? Ish-ministri Saimir Tahiri dhe dy prokurorët e çështjes së tij

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë nga seanca gjyqësore që po zhvillohet ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. 

Gjatë seancës, gjyqtari Ardit Mustafaj i ka kërkuar dy prokurorëve Dritan Prençit dhe Vladimir Marës që të saktësojnë se kush ishin konkretisht operacionet e trafikut të drogës, të cilët ata dyshojnë se janë favorizuar nga Tahiri. 

Ndër operacionet, dy prokurorët kanë përmendur edhe atë të bandës së Babicës, ku u kapën 3 978 kg kanabis dhe u arrestua Armando Koçerri. 

Në këtë moment ka ndërhyrë mbrojtja e Tahirit, e cila është shprehur se nëse kjo është një akuzë e re, procesi gjyqësor duhet të shtyhet. Prokruroria është përgjigjur se nuk është një akuzë e re por një fakt.

Sërish në këtë moment ka ndërhyrë gjyqtari Mustafaj, i cili pyeti sërish nëse në provat për Tahirin përfshihej sekuestrimi i drogës së Armando Koçerrit. Në përgjigje dy prokurorët Premçi dhe Mara kundërshtuan njëri-tjetrin.

Fakti që dy prokurorët nuk ishin në një mendje, ka ndezur “gjakrat” nga pala e akuzuar, ku vetë ish-ministri Tahiri është ngritur në këmbë dhe i është drejtuar akuzuesve me pyetje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Saktësojeni nëse akuzohem apo jo. Në momentin e sekuestrimit të drogës Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar leje për arrestimin tim dhe unë po përballesha në Kuvend. Si mund të jem i përfshirë kur kam dorëzuar edhe mandatin e deputetit?,”-mësohet se ka thënë Tahiri gjatë seancës.

Operacioni të cilën pretendojnë prokurorët është zhvilluar më 19 tetor 2017, kohë kur postin e ministrit të Brendshëm prej disa muajsh e mbante Fatmir Xhafaj. 

Pas 7 orësh, shtyhet gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin. Gjykata vendos për fatin e tij më 19 shtator. Nga ana tjetër, Prokuroria ka dhënë pretencën për të. Organi i akuzës kërkon 12 vite burg, që e konvertuar nga “gjykimi i shkurtuar”, ulet në 8 vite burg. Të njëjtën pretencë kanë dhënë edhe për ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Çela.

Gjatë seancës, Tahiri u mbrojt vetë në gjykatë duke mohuar tre akuzat e organit të akuzës. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment