Politike

Dënimi i Valdrin Pjetrit/ PD kërkon sekuestrimin e pasurisë: Të zbatohet ligji anti-mafia, nesër jemi në prokurori

Çlirim Gjata, sekretar për Çështjet Ligjore tha se hapi i radhës i PD do të jetë vajtja nesër në prokurorinë e Përgjithshme, ku sipas Gjatës do të kërkohet zbatimi i ligjit Anti-mafia për Pjetrin. 
Featured image of article: Dënimi i Valdrin Pjetrit/ PD kërkon sekuestrimin e pasurisë: Të zbatohet ligji anti-mafia, nesër jemi në prokurori Clirim Gjata, sekretar per ceshtjet ligjore ne PD

TIRANË– Partia Demokratike ka vijuar me akuzat në ngarkim të Valdrin Pjetrit. Çlirim Gjata, sekretar për Çështjet Ligjore në një konferencë për mediat nga selia blu kërkoi hetimin pasuror të Pjetrit. Demokratët akuzojnë Pjetrin se pasuria e tij është vënë nga përfshirja në trafikun e drogës. Në deklaratën e tij, Gjata tha se Pjetri ka ndihmën e Ramës, për të mos dhënë dorëheqjen, për të penguar prokurorinë që të konfirmojë dënimin e Pjetrit si edhe zbatimin e ligjit anti-mafia, për sekuestrimin e pasurisë së kryebashkiakut të ri të Shkodrës. Hapi i radhës i PD do të jetë vajtja nesër në prokurorinë e Përgjithshme, ku sipas Gjatës do të kërkohet zbatimi i ligjit Anti-mafia për Pjetrin. 

Deklarata e plotë e Clirim Gjatës:

Edi Rama i mashtroi shqiptarët pak ditë më parë, kur, pasi Partia Demokratike publikoi dokumentat e dënimit për trafik droge të Valdrin Pjetrit, tha se nuk do ta toleronte atë.

Edi Rama bën gjithmonë të kundërtën e asaj që thotë. Ai po kryen njëkohësisht tre veprime, në mënyrë që t’i shkojë deri në fund skenarit të tij kriminal për të uzurpuar Bashkinë e Shkodrës.

  1. Po pengon Valdrin Pjetrin të japë dorëheqjen pas verifikimit se është dënuar për trafik droge në Itali.
  2. Po pengon prokurorinë të konfirmojë gjetjet e Partisë Demokratike, të verifikuara në mënyrë të pavarur nga Zëri i Amerikës.
  3. Po pengon zbatimin e Ligjit Antimafia për verifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive nga trafiku i drogës i Valdrin Pjetrit.

Edi Rama, i cili vazhdon t’i japë mbrojtje të besuarit të tij për Shkodrën ka detyrimin ligjor dhe moral t’u thotë shqiptarëve:

    Pse nuk vepron Ligji Antimafia ndaj pasurive të drogës së Valdrin Pjetrit?

    Pse i besuari i tij në Shkodër ka imunitet mbi ligjin?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Pse nuk vepron prokuroria?

    Pse Operacioni “Forca e Ligjit”, që duhej të sekuestronte pasuritë e paligjshme  është shndërruar në operacionin “Forca e krimit”?

Përgjigjet  këtyre pyetjeve lidhen drejtpërsëdrejti me planin e Edi Ramës për të përdorur trafikantin e drogës derisa, në mënyrë të paligjshme, të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkodrës. Është ky skenar pse trafikanti I drogës Valdrin Pjetri ndalohet të japë dorëheqjen para betimit, pse prokuroria po e zvarrit verifikimin, pse ligji antimafia nuk vepron. Pamjet në video tregojnë se pasuria më e dukshme e Valdrin Pjetrit, është një hotel superluksoz në periferi të Tiranës, i inauguruar me praninë e ministres së Edi Ramës. Sipas Ligjit Antimafia, Valdrin Pjetri është subjekt i drejtpërdrejtë i tij, pasi siç shprehet ligji subjekt i ligjit është çdo person për të cilin ka indicie se:

  1. a) ka kryer krime që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike.

Për rastin e Valdrin Pjetrit, jo vetëm që ka indicie për kryerjen e këtyre krimeve, por ky fakt është i provuar nga vendimet e drejtësisë italiane, të cilat janë publikuar prej disa ditësh nga Partia Demokratike. Valdrin Pjetri është dënuar me burg për trafik droge, por as policia, as prokuroria nuk kanë bërë asnjë lëvizje për të zbatuar ligjin. E vetmja forcë që mund t’i ndalojë ata është ajo e kryeministrit të vendit, i cili ndryshe flet dhe ndryshe vepron, duke garantuar paprekshmëri për kriminelët dhe trafikantët e tij.  

Meqënëse prokuroria e kapur dhe kontrolluar nga Edi Rama bën sikur nuk dëgjon dhe nuk sheh, njëlloj siç nuk sheh e dëgjon korrupsionin galopant të Qeverisë së Edi Ramës, Partia Demokratike do të informojë zyrtarisht nesër Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila ka detyrimin të nisë menjëherë hetim pasuror ndaj Valdrin Pjetrit dhe familjes së tij, për shkak se ai është subjekt i ligjit Antimafia. Për çdo shqiptar është e qartë dhe e kuptueshme se përsa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, Ligji Antimafia nuk ka për të vepruar. Një vit më parë, Edi Rama nuk lejoi që Ligji antimfia të veprojë kundër Agron Xhafës, tani nuk ka për të lejuar të veprojë kundër Valdrin Pjetrit.  Këta dhe çdo kriminel e trafikant tjetër do të vazhdojnë të jenë të paprekshëm, nëse Edi Ramës i cënohet sadopak pushteti I tij kriminal. Parimi se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, nuk ekziston më! Edi Rama e ka fshirë atë nga Kushtetuta dhe ligji, njësoj siç po përpiqet të fshijë zgjedhjet e lira e të ndershme.

Tri ditë më parë, Partia Demokratike publikoi dokumentet ku sipas demokratëve vërtetohet se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë.   Vetë Pjetri u shpreh se po pret vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe italiane. Ndërsa Partia Socialiste dhe  vetë kryetari i saj, Edi Rama kanë pezulluar Pjetrin nga strukturat e PS-së deri në verifikimin e rastit nga Prokuroria.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment