Aktualitet

Akuzat për ‘Masakrën e Peshkëpisë’, Beleri paralajmëron mediet shqiptare: Një gjyq e kam fituar

Alfred Beleri ka paralajmëruar mediet shqiptare se do t'i hedhë në gjyq, lidhur me akuzat për përfshirje në Masakrën e Peshkëpisë.

TIRANË- Alfred Beleri, kryetari i OMONIA-s dega Sarandë, ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, për përfshirje në Masakrën e Peshkëpisë, ku humbën jetën dy fektivë të Ushtrisë së Shqipërisë.

Në një intervistë për Dosja.al, Beleri paralajmëroi me gjyq mediet shqiptare, pasi i konsideroi akuzat si të bëra vetëm nga ato.

Pyetjes, “Meqënëse ju thoni se janë akuza vetëm nga mediet, përse nuk i keni hedhur në gjyq?”, Beleris iu përgjigj:

“Në Greqi kam hedhur një gazetë në gjyq dhe kam fituar. Në Shqipëri mos u nxitoni se s’ka kaluar koha”.

Pjesë nga Intervista:

Ju jeni akuzuar si i përfshirë në këtë masakër. Ku keni qenë ju në atë kohë?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Alfred Beleri: Unë jam akuzuar vetëm nga mediat, nga asnjë organ kompetent as në Greqi e as në Shqipëri. Unë kam qenë në Qipro sëbashku me 100 bashkëatdhetarët tanë minoritar, për specializim në fushat e ndërtimit, të binesit. Ishim 100 minoritar që ishim në Qipro nga Janari i 1994-së deri në fund të qershorit të 1994-ës. Duket nga pashaporta ime e atëhershme, nga hyrjet e mia në teritorin e Qipros dhe nga kthimi, nga sigurimet shoqërire se jam i siguruar në Qipro, nga vendimi i shkollës, kam vërtetim nga shkolla që kam ndjekur këtë kurs, kam dhe vërtetim nga sindikata e bunonjësve të bankave të Qipros që na kishin ftuar.

Meqënëse ju thoni se janë akuza vetëm nga mediet, përse nuk i keni hedhur në gjyq?

Alfred Beleri: Në Greqi kam hedhur një gazetë në gjyq dhe kam fituar. Në Shqipëri mos u nxitoni se s’ka kaluar koha.

Çfarë mendoni ju për masakrën e Peshkëpisë në vetëvete? Cili është qendrimi jua?

Alfred Beleri: Ishte një masakër, një akt terrorist dhe nuk ka sesi të jetë qendrimi im veçse duke u distancuar dhe … Më falni s’po gjej dot fjalën në shqip. Distancohem, e dënoj dhe është një akt terrorist që nuk ka lidhje me pikëpamjet e mia, botëkuptimin tim dhe është e papranueshme për zgjidhjen e problemeve.

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Shto Koment