Politike

Akuzat për blerje votash dhe 339, Dako: Ne na votojnë qytetarët, Durrësi bastion i PS

Dako tha se PD i ka akuzar për blerje votash, por kjo sipas tij nuk është e vërtetë sepse PS-në e ka votuar çdo qytetar.
Featured image of article: Akuzat për blerje votash dhe 339, Dako: Ne na votojnë qytetarët, Durrësi bastion i PS Vangjush Dako

DURRËS- Kreu aktual i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka folur sot nga takimi elektoral në Durrës për përgjimet e dosjes 339. Dako tha se PD i ka akuzar për blerje votash, por kjo sipas tij nuk është e vërtetë sepse PS-në e ka votuar çdo qytetar.

Na akuzojnë për blerje votash, ju jeni dëshmitar që çdo qyetar ka votuar PS-në nga viti në vit dhe kjo nuk ka ardhur rastësisht, por nga mirësjellja jonë, nga mosndarja që u kemi bërë qytetarëve dhe nga puna jonë e përditshme. Por e vërteta është që ata nuk e pranojnë dot që Durrësi nga bastion i PD-së është kthyer në bastion të PS-së”, tha Dako.

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në qytetin bregdetar të Durrësit, ku prezantoi kandidatët për kryebashkiakë. Rama u prit me protesta nga simpatizantët e PD, të cilët mbanin pankarta në duar “Rama ik”. Fjalimin hapës të mitingut të Ramës e hapi kryebashkiaku aktual Vangjush Dako, duke u ndjekur më pas nga kandidati për bashkinë e Shijakut, Elton Arbana, të cilët folën edhe për përgjimet e BILD, ku akuzuan opozitën se po mundohet të hedhë baltë mbi PS. Valbona Sako kërkoi votën qytetarëve durrsakë duke iu thënë se do ndryshonte Durrësin, duke vazhduar punët e lënë përgjysmë nga Dako. Rama u shpreh i bindur se më 30 qershor do të fitojnë dhe ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë në votime.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment