Politike

Akuzat pas formulës së Gjiknurit për listat, Rama nga Gjermania: Opozita ta harrojë se do të pengojë procesin siç e ka zakon! Deklaratat e Metës? S’më surprizojnë..

VIDEO
Rama tha se Opozita është e mirëpritur të japë propozimet e saj, por kurrsesi nuk mund të vonojë procesin e implementimit të ndryshimeve kushtetuese, dhe të bëjë siç e ‘ka zakon’, sipas kryeministrit.
Featured image of article: Akuzat pas formulës së Gjiknurit për listat, Rama nga Gjermania: Opozita ta harrojë se do të pengojë procesin siç e ka zakon! Deklaratat e Metës? S’më surprizojnë.. Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur nga Gjermani ku po zhvillon një vizitë zyrtare në lidhje me zhvillimet politike në vend. Përsa i përket akuzave të Opozitës, pas propozimit të Damian Gjiknurit, përfaqësimit të maxhorancës, në Këshillin Politik, në lidhje me listat e hapura.

Rama tha se Opozita është e mirëpritur të japë propozimet e saj, por kurrsesi nuk mund të vonojë procesin e implementimit të ndryshimeve kushtetuese, dhe të bëjë siç e ‘ka zakon’, sipas kryeministrit.

Propozimi i referohet një modeli që e kanë disa vende demokratike që përdorin listat e hapura, cdo propozim është i diskutueshëm. Uroj që opozita jashtë parlamentit mos të humbasë kohë, se koha nuk pret, votimi i ligjit zgjedhor është vetëm hapja e një procesi, ku më pas duhet të zbatohet. Në ligjin zgjedhor kemi edhe angazhimin për sistemtin e identifikimin elektronik, sa më shumë kohë humbitet aq më pak bëhet e mundur implementimi i këtij sistemi. Edhe njëherë e përsëris, Opozita është e mirëpritur të diskutojë, të japë alternativa, por që të pengojë procesin sikur e ka zakon duhet ta harrojë, ta harrojë një orë e më parë sepse nuk ka kohë për të pritur dhe në nuk do presim në pafundësi,”- tha Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri, foli edhe për deklaratat e Presidentit, i cili e konsideroi Kuvendin si “një kooperativë që ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme”. Këto deklarata, Rama tha se nuk e surprizojnë më, pasi Presidenti varet nga rrotullimi i hënës.

Nuk i kam ndjekur deklaratat e presidentit, nuk përbëjnë asnjë surprizë në çfarëdo forme që ato të materializohen. Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e hënës, kështu që varet nga kahja e hënës në momentin kur flet, ndërkohë që parlamenti vazhdon punën, jo vetëm që është legjitim, por është në krye të detyrës dhe do të vazhdojë të kryejë detyrën për të reflektuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke i hapur rrugë listave të hapura dhe njëkohësisht dhe duke konsoliduar sistemin zgjedhor me një ndryshim të domosdoshëm të formulës së koalicioneve nga një formulë absurde, e cila ishte krejtëissht unikale dhe të cilën nuk e ka asnjë vend, në një formulë që e kanë të gjitha vendet evropiane që kanë koalicione si një mundësi dhe krijojnë koalicione parazgjedhore,”- u shpreh kryeministri.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment