Politike

Akuzat ndaj Drejtorit të Top Channel, Manjani: Blushi nuk merr asnjë vendim në emrin tonë, po na shitet Rama si politikani e modeli më i pastër në këtë vend, duke gogolizuar çdo njeri tjetër

Sipas Manjanit, mediat opozitare, duhet t'i kushtojnë më shumë kohë kauzave të opozitës dhe kritikave ndaj qeverisë dhe jo të merren me Ben Blushin.
Featured image of article: Akuzat ndaj Drejtorit të Top Channel, Manjani: Blushi nuk merr asnjë vendim në emrin tonë, po na shitet Rama si politikani e modeli më i pastër në këtë vend, duke gogolizuar çdo njeri tjetër Ben Blushi dhe Ylli Manjani

TIRANË – Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka kritikuar mediat që sulmojnë Drejtorin e Përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi. Në një postim në Facebook, Manjani shkruan, se mediat opozitare janë marrë më shumë me Blushin, sesa me kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e qeverisë.

Sipas, tij, Rama po shitet si njeriu më i pastër në vend, duke gogolizuar çdo njeri tjetër.

Postimi i Ylli Manjanit:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E pabesueshme që në atë pak hapësirë publike të opozitës, zënë vend “bëmat” e Ben Blushit familjarisht. 🤷‍♂️ Druaj se asnjë ministër i qeverisë së sotme nuk ka marrë aq hapësirë nga kritika e mediave pro opozitë… More me cilin është beteja opozitare, me Ramën apo me Blushin?! Ky i fundit nuk merr asnjë vendim në emrin tonë dhe si jep askujt hesap për punët e veta. Sinqerisht se kuptoj! Po na shitet Rama si politikani e modeli më i pastër në këtë vend, duke gogolizuar çdo njeri tjetër…

Gjatë kohë të fundit Blushi është akuzuar në media, për pronësinë e një toke në bregdet dhe për ndërtime pa leje në Dardhë të Korçës.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment