Politike

Akuzat ndaj Babanit, reagon kreu i PS-së të Vau të Dejës: Janë shpifje, në Prokurori duhen prova

Kristian Shkreli ka deklaruar se të gjitha akuzat ndaj Mark Babanit janë sajesa.
Featured image of article: Akuzat ndaj Babanit, reagon kreu i PS-së të Vau të Dejës: Janë shpifje, në Prokurori duhen prova Kristian Shkreli

Shkodër-  Një ditë më parë Partia Demokratike denoncoi Mark Babanin, si të dënuar në Itali dhe Maqedoni e Veriut.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Kristian Shkreli, kreu i PS-së në Vaun e Dejës i cili është shprehur të gjitha akuzat janë sajesa. Sipas tij në Prokurori duhen prova duhen jo llafe.

Reagimi i plotë:

Sa më shumë dëgjoj e lexoj në media për sajesat ndaj Mark Baabani aq më shumë bindem se është një shpifje e varfër , e ndyre në prova por e pasur ne ligesi .

Puna është se në prokurori duhen prova dhe jo llafe. Mungesa e provave nga njëra anë dhe ngritja e super akuzave nga ana tjetër, teknikisht (nuk e di nëse është dhe taktikisht) shton shanset për te humbur edhe ato pak njerez apo elektorat qe deri dje te besonin .

Herët a vonë akuzat pa prova bien. E kuptoj se mllefi politik , urrejtja ndaj banoreve te Vaut te Dejes ka prodhuar jo pak varferi , probleme sociale , papunesi që sot kanë të gjithë të drejtën të kërkojnë dhe kuptojne ndryshim .
E ndryshimi prej 2 muajve duket dukshem.E filluam me degjimin e zerit qytetar , i dhame Bashkise nje Kryetar qe nuk e pati per kater vite. Pune te tjera na presin . Ndoshta kjo i trembi nenshkruesit e 500 firmave .
Në shoqërinë me shtet ligjor duhen PROVA. Kjo vlen si për PD e per te gjithe ata 500 firma deshtakesh qe kane firmosur .
Kjo nuk i sherben qytetit ku une dhe bashkeqytetaret e mi duam te rrisim femijet tane . Kjo nuk i sherben qytetit qe ka njemije e një probleme te mbartura pikerisht nga keta shpifes e atyre pas tyre . Shpifjet e akuzat e nxitura nga emocione turmash, deklarime politike janë të PAPRANUESHME jane te DENUESHME .

Duhet të insistojmë gjer në dhimbje që drejtësia të funksionojë ftohtë, e pa ndikuar nga këto emocione dhe pa urdhëra. Ky është i vetmi standart.

Nisur nga keto shpifje kuptojme se kjo nuk është më shoqëri demokratike, por interesash te lidhura ngushte me te vetmin qellim perfitimin. Sa më takon mua refuzoj ta pranoj këtë sjellje tërësisht anti shtet e anti- demokraci.
Ne fund do e mbyll me fjalet e Konices “Ati im qe je ne qiell na ndihmo ta mbajme gojen mbyllur kur s’kemi asgje per te thene”.

 3 ditë pasi Dosja.al, denoncoi se kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani preket nga ligji i dekriminalizimit, pas problemeve që ka pasur me drejtësinë jashtë vendit, Partia Demokratike kërkon zyrtarisht nga prokuroria verifikimin e tij. Partia Demokratike denoncoi dje Babanin, si të dënuar në Itali dhe Maqedoni e Veriut. Gazmend Bardhi, i dërgoi një shkresë prokurorisë ku kërkon të verifikohet figura e Babanit, pasi sipas PD, ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke fshehur dënimet e marra gjatë viteve ’94-2003.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment