Aktualitet

Akuzat e PD-së për fshehjen e vdekjeve, Brataj: Po i bëni mish për top, vetëm tamponi është kriter që i klasifikon si viktima të Covid-19

I ftuar në “Open”, Brataj tha prerë se e vetmja gjë që klasifikon nëse është viktimë Covid-19 apo jo, është tamponi.
Featured image of article: Akuzat e PD-së për fshehjen e vdekjeve, Brataj: Po i bëni mish për top, vetëm tamponi është kriter që i klasifikon si viktima të Covid-19 Skënder Brataj

TIRANË– Skënder Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare është shprehur se të ndjerët po bëhen mish për top, pas akuzave të Partisë Demokratike për fshehjen e numrit të viktimave të Covid-19.

I ftuar në “Open”, Brataj tha prerë se e vetmja gjë që klasifikon nëse është viktimë Covid-19 apo jo, është tamponi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Po i bëjmë mish për top duke i nxjerrë gjithandej. Të vdekurit janë të vdekur dhe nuk mund t’i fshehësh. Nuk e di ça thotë PD, unë jam në krah të mjekëve. Ne jemi specialistë. Jemi me mjekët që luftojnë çdo ditë me vdekjen, që s’mundohen të denigrojnë një jetë njeriu. Në çdo vend të botës, të vdekurit ndahen, nga ato që dalin me tampon pozitiv nga virusi dhe pjesa tjetër kur del tamponi negativ, si do ta vë te lista e vdekjeve Covid. Nuk e luan topi. Tamponi vërteton nëse klasifikohet vdekje me Covid apo jo,”- tha Brataj.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment