Politike

Akuzat e Murrizit, Spiropali: Gjithçka të duket si gafat e Bashës, qeveria ka bërë projektin më të mirë të të gjitha kohërave

Spiropali tha se do të ndërtohen mijëra shtëpi. dhe janë gjithsej 175 kompani të kontratuara që kanë marrë në punë mijëra njerëz.

TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali u është përgjigjur akuzave të opozitarëve në lidhje me akuzat për buxhetin. Nga Kuvendi, Spiropali tha se projekti i rindërtimit që ka haruar qeveria e kyeministrit Edi Rama, është më e mira e hartuar ndonjëherë. 

Spiropali tha se do të ndërtohen mijëra shtëpi. dhe janë gjithsej 175 kompani të kontratuara që kanë marrë në punë mijëra njerëz.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


“Ndoqa me vëmendje faljet e opozitarëve të nderuar, Murrizit dhe Gjonit. Duhet ta dini se në ato deklarata ka shumë ngatërresa. Dhe meqë doni një bilanc po jua bëj tani pasi Murrizi ngaqë ka qëndruar shumë në atë parti, mendon se gjithçka është si gafat e Bashës, që vijnë e ikin pasi janë vetëm fjalë. Nuk punojnë tre-katër kompani për të marrë ndonjë votë, siç thuhet rëndom. Janë gjithsej 175 kompani. Projekti për rindërtimin është projekti më efikas që ka bërë një qeveri në 30 vite punë. Janë bërë mijëra ndërtime,”- tha Spiropali.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment