Politike

Akuzat e Kim për sabotim të Reformës në Drejtësi, Ngjela: Do fillojë goditja e fortë, Ramës i rrezikohen 4 ministra dhe disa ish-ministra

Ngjela shprehet se Kim e di që në Shqipëri korrupsioni i lartë shtetëror kërkon të vrasë Reformën sespe ajo do i fshijë të gjithë.
Featured image of article: Akuzat e Kim për sabotim të Reformës në Drejtësi, Ngjela: Do fillojë goditja e fortë, Ramës i rrezikohen 4 ministra dhe disa ish-ministra Spartak Ngjela, avokat

TIRANË- Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas deklaratës së ambasadores së SHBA në Tiranë, e cila u shpreh se po sabotohet Reforma në Drejtësi. Në një reagim Ngjela shprehet se Kim e di që në Shqipëri korrupsioni i lartë shtetëror kërkon të vrasë Reformën sespe ajo do i fshijë të gjithë. Më tej avokati shprehet se po pritet fundi i pandemisë dhe do që goditen të gjithë ata që janë kundër Reformës në Drejtësi dhe nuk duan përfundimin e saj.

REAGIMI I PLOTË

Pse po dyshon kaq thellë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim? Ambasadorja amerikane doli në thelb të çështjes: ajo sot pyet: mos ka një marrëveshje të fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi? E dini pse, sepse ajo e di që i gjithë korrupsioni shqiptar kërkon të vrasë Reformën. Reforma i fshin të gjithë; kurse tani pas karantinës duhet të fillojë goditja drastike e saj. Të dyja palët janë nën presionin e akuzës që po iu vjen: Ramës i rrezikohen katër ministra apo ish ministra të korruptuar, me prova nga ndërkombëtarët. Dhe këtë ai e di.

Por, për Reformën në Drejtësi, të gjithë shqiptarët e kanë shpresën tek ambasadorja Yuri Kim. Dhe ajo nuk po i zhgënjen. Kurse ajo tani po dyshon për një marrëveshje të fshehtë. Po Rama? Ambasadorja dyshon, për një marrëveshje të fshehtë: domethënë që ajo ka prova edhe për Ramën. Të paktën kështu duket. Nëse ka prova, duhet të veprojë sa më shpejt, sepse ky është muaji i parë dhe deri në Korrik duhet të përfundojë themeli i Reformës. Këtu qëndron edhe frika e të korruptuarëve të mëdhenj të Shqipërisë. Të gjithë këta të korruptuar janë në tërbim sidomos Meta; dhe bashkë kanë gjetur një kalë të ngordhur që të destabilizojnë Shqipërinë, por ambasadorja po dyshon se kalin e ka vrarë Rama për të krijuar destabilizim. Të paktën kështu mendoj unë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A të jetë e vërtetë? Këtë e din Yuri Kim. Por nuk është pak, sepse kjo don të thotë se këta të çartallosur me frikë nga Reforma, duan destabilitetin e Shqipërisë. Por, a është e mundur kjo? Aspak, asgjë nuk bëjnë dot. Nuk e kanë fare të mundur, sepse nëse e kanë shpresën te Rama-Basha, dhe ambasadorja godet Ramën, socialistët e Ruçit e rrëzojnë Ramën, sepse e kanë parë një herë se çdo të thotë për ta të jesh kundër Amerikës. Megjithatë, të shohim se si do të precipitojnë ngjarjet pas dyshimit të ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Ditën e djeshme ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, është shprehur se ka dëgjuar zëra për një marrëveshje të fshehtë për të ngadalësuar Reformën në Drejtësi. Ajo paralajmëroi pa përmendur emra se shpresonte që diçka e tillë të mos ishte e vërtetë.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “Akuzat e Kim për sabotim të Reformës në Drejtësi, Ngjela: Do fillojë goditja e fortë, Ramës i rrezikohen 4 ministra dhe disa ish-ministra

  1. Po cpune ka ajo se si do behet reformation ate do ta bejne shqiptaret dhe ne qofte se ka nje njeri qe nuk e do reformen eshte Rama ai i Zurich te gjitha nyjet e reformen dhe e keqdrejtoi ate ,riforma nuk mund te behet kurre pa gjysmen e politiken dhe kjo eshte pd , ty te duket se reforma po even ,reforma ka kohe qe ka vdekur eshte gjykaten dhe turp te mos kuptosh kaq gje duke qene dhe jurist i vjeter ke mundesi e te da lesh ne pension e mos na mbushesh me budalleqe qe i shikon ne Enderr ke mbaruar n cdo drejtim

Shto Koment