Aktualitet

AKUZAT E FORTA! Avokatja Migena Balla lëshon “bombën”, mesazh myftiut Ylli Gurrës: Ka imamë me marrëdhënie të ngushta me politikën, e di mirë ti!

Avokatja Migena Balla iu drejtua myftiut Ylli Gurra, duke i përmendur se ai ka dijeni që ka imamë që pozojnë dhe kanë lidhje të ngushta me politikën.
Featured image of article: AKUZAT E FORTA! Avokatja Migena Balla lëshon “bombën”, mesazh myftiut Ylli Gurrës: Ka imamë me marrëdhënie të ngushta me politikën, e di mirë ti! Migena Balla
Përditësuar:

TIRANË– Avokatja Migena Balla ka hedhur akuza të forta ndaj anëtarëve të Komunitetit Myslimanë në Shqipëri. E ftuar në emisionin “Open”, ajo iu drejtua myftiut Ylli Gurra, duke i përmendur se ai ka dijeni që ka imamë që pozojnë dhe kanë lidhje të ngushta me politikën.

Në fjalën e saj, ajo përmendi dhe emra politikanësh por ngurroi që të thoshte se cilët ishin imamët që abuzonin me pushtetin e tyre.  

PJESË NGA DEBATI NË STUDIO: 

Balla: Ka 11 imamë të arrestuar para se ligji për ta të kishte hyrë në fuqi ligji, ndërsa ka të tjerë që vazhdojnë aktivitetin e tyre dhe nuk ndiqen nga ligji. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mirela Kumbaro: Po denoncoi, pse nuk i denoncon?

Balla: Po nuk mund të denoncoj se e kanë mirë me politikën. Bëjnë foto me Saimir Tahirin, me Shullazin. *I drejtohet Ylli Gurrës E dimë shumë mirë ndikimin që ka politika në komunitetin fetar. E di dhe ti shumë mirë se kush janë ata imamë.

Edhe pse hodhi akuza në studio sërish Balla, nuk përmendi asnjë emër. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment