AktualitetPolitike

Akuzat e Bashës për fshehjet e viktimave të Covid-19, mjekët: Nëse përsëritet do kërkojmë hetim! Rama: E teprove këtë herë. SPAK dhe Mjekësia Ligjore distancohen, Prokuroria e Tiranës nuk ngre grup hetimor

VIDEO
Akuzat e Bashës për fshehjen e viktimave nga Covid-19 sjellin një valë reagimesh. Mjekët e Infektivit i hedhin poshtë, në rast përsëritjeje shprehen se do të kërkojnë hetim. Rama shprehet se këtë herë Bash aka kaluar çdo limit. SPAK dhe Mjekësia Ligjore distancohen. Prokuroria e Tiranës nuk ngre grupi hetimor.
Featured image of article: Akuzat e Bashës për fshehjet e viktimave të Covid-19, mjekët: Nëse përsëritet do kërkojmë hetim! Rama: E teprove këtë herë. SPAK dhe Mjekësia Ligjore distancohen, Prokuroria e Tiranës nuk ngre grup hetimor Najada Çomo, Edi Rama dhe Lulzim Basha

TIRANË“Nga 923 viktima, MSH raportoi vetëm 509”, kaq tha kryedemokrati Lulzim Basha një natë më parë në studion e “Opinion”, duke sjellë një valë kundër reagimesh ditën e sotme. Të parët ishin mjekët e spitalit Infektiv dhe jo vetëm, që me në krye Najada Çomon, u vunë në rresh për të hedhur poshtë deklaratat e Bashës.

Në fjalën e saj, Çomo, i cilëson monstruoze këto deklarata dhe si të dala nga shinat e të vërtetës. Ajo shton më tej se Prokuroria mund të hetojë çdo kartelë mjekësore, pasi të gjithë mjekët janë profesionale dhe në asnjë rast, nuk mundem ta ndryshojnë shkakun e vdekjes. Nëse akuza përsëritet, Çomo u bën thirrje organeve kompetente të hetojnë dhe bëjnë verifikimin e çdo kartele mjekësore

“Shprehim publikisht habinë për deklaratën e Bashës dje në një emision televiziv. Goditje e akuza të përpjekjeve tona gjithë këto muaj. Përballë akuzash të tilla e shohim të domosdoshme të informojmë publikun se, nuk është kurrësesi e vërtetë që janë fshehur vdekje nga covid, është praktikisht e pamundur, pasi çdo pacient që ndërron jetë përcillet për në morg bashkë me kartelën shoqëruese që përmban dhe arsyen e vdekjes, e cila është firmosur dhe vulosur me përgjegjësi profesionale dhe ligjore nga mjeku që e ka trajtuar deri në momentin e fundit. Shkakun e vdekjes së një personi nuk e përcaktojnë dot politikanë, përveç mjekut përkatës. Kartelin e të ndjerit nuk e dyshojnë dot deklaratat bombastike që vënë në pikëpyetje humanizmin e autorit të tyre. Askush nuk mund ta ndryshojë dot shkakun e vdekjes dhe jo më pastaj një ekip i tërë mjekësh të akuzohet si i përfshirë në një monstruozitet me deklaratat e tilla. Bëj me dije se nëse akuza përsëritet ne do ftojmë organet kompetente të hetojnë dhe bëjnë verifikimin e çdo kartele mjekësore. Nuk do ta lejojmë këtë pa një ballafaqim qoftë ligjor apo miqësor. Duhet t’i jepet fund praktikës politike se të lojës me vdekjen që ka sjell jo pak telashe në 30 vjet në jetën e bluzave të bardha. Kjo dalje jashtë shinave të së vërtetës në një kohë si kjo janë tejet të rrezikshme, deklaratat e figurave politike në këtë kohë duhet të jenë krejt të kundërta,”- shprehet Çomo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ashtu si mbrëmë, edhe sot, përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama i hodhi sërish poshtë akuzat e Bashës. Krah videos së mjekëve që ripostoi, Rama shkruan se përulet para tyre dhe se këto akuza ishin përtej çdo caku të politikës së ulët ditore. Kryeministri shton më tej se historia e mjekëve do të flasë kur Lulëzim Bashës e xhagajdurëve të tjerë të botës mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t’u jetë harruar emri, nami e nishani.

Nga ana tjetër Mjekësia Ligjore dhe SPAK janë distancuar. Të dyja institucionet shprehen se nuk kanë kompetenca mbi inventarizimin e viktimave dhe se me skedat e të vdekurve nga Covid-19, merret vete QSUT-ja. Prokuroria e Tiranës që ka kompetencë nuk ka ngritur ende nje grup hetimor dhe për pasojë nuk është bërë asnjë verifikim.

(f.m/dosja.al)

  • 15:04

    Akuzat e Bashës për fshehjen e numrit të viktimave, MSH: Jo njerëzore, kryedemokrati po nxit dhunën ndaj mjekëve, janë aseti më i paçmueshëm që Shqipëria ka sot

    Ministria e Shëndetësisë është solidariazuar me mjekët dhe ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili një natë më parë tha se qeveria ka fshehur numrin e vërtetë të viktimave të shkaktuara nga Covid-19 dhe nga 923 viktima MSH-ja ka raportuar vetëm 509. Në një deklaratë për mediat, Ministria e Shëndetësisë i konsideron nxitje dhune ndaj mjekëto këto akuza të Bashës, pasi sipas MSH-së, janë vetëm mjekët ata që plotësojnë kartelat e pacientëve dhe parcaktojnë shkakun e vdekjes. Për Ministrinë është jonjerëzore që të trazohen shpirtrat e familjarëve të viktimave në këto momente dhe të flitet për manipulim të kartelave mjekësore.


    Reagimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale solidarizohet me mjekët e vijës së parë të frontit kundër Armikut të Padukshëm, të cilët gjenden qysh mbrëmë nën një akuzë jo vetëm të shëmtuar politike, por edhe të rrezikshme për bluzat e bardha! Akuza e lëshuar mbrëmë nga Kryetari i Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha, për fshehje të qëllimshme të numrave të qytetarëve që kanë ndërruar jetë, cënon rëndë dinjitetin e mjekëve tanë dhe nxit agresivitetin ndaj tyre, në një kohë kur ata janë aseti më i paçmueshëm që Shqipëria ka në përballjen me pandeminë. Eshtë e paimagjinueshme që ndërkohë që qeveria ka bërë gjithçka për paralizimin e burimeve të dhunës fizike ndaj mjekëve në këto vite, sot opozita ta stimulojë këtë dhunë me një akuzë të tillë e cila fajëson direkt ata, sepse janë mjekët dhe askush tjetër që përcaktojnë shkaqet e fataliteteve në kartelat mjekësore të pacientëve. Si mund të imagjinohet që të gjithë mjekët tanë të jenë të përfshirë në një manipulim që edhe ta parafytyrosh duhet një papërgjegjshmëri e jashtëzakonshme, ndërkohë që ata kanë përgjegjësi njerëzore, profesionale dhe ligjore për çdo kartelë mjekësore?! MSHMS u shpreh keqardhjen më të madhe dhe mbështetjen më të fortë mjekëve të Shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, të cilët e ngritën zërin për ta hedhur poshtë me forcën e dinjitetit të tyre akuzën e zotit Basha. Keqardhje sepse pasi janë gjendur në mënyrën më të pamerituar, përballë akuzave të pabazuara, të paargumentuara, dashakeqe në adresë të tyre, sot janë detyruar të bëjnë edhe një deklaratë publike në adresë të politikës, në vend se të paktën të mos sulmohen nga politika në misionin e tyre. Çdo humbje jete është një dhimbje e madhe jo vetëm për familjarët e të ndjerëve, por edhe për stafet tona mjekësore, të cilat punojnë çdo ditë, orë e pa orë, në luftë me vdekjen, për të shpëtuar çdo jetë njeriu. Por është jonjerëzore që politika të trazojë shpirtrat e lënduar të familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre, duke ngritur një dyshim kaq të rëndë për integritetin e mjekëve tanë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e rifton zotin Lulzim Basha dhe këdo tjetër për llogari të tij, që të vijë e të ballafaqojë me autoritetet shëndetësore çdo hamendje, përpara se sa të shpërndajë të tilla tymnaja toksike për shpirtrat e mendjet e qytetarëve. Për sa na takon, ne do të vazhdojmë të komunikojmë me korrektësi dhe transparencë me qytetarët shqiptarë, siç kemi bërë që nga dita e parë e kësaj pandemie, cdo informacion të raportuar nga strukturat tona, duke kërkuar besim, mirëkuptim, durim në kushtet e kësaj lufte kaq sfiduese për mbarë globin.

  • 14:12

    Basha këmbëngul: Edi Rama po gënjen dhe po fsheh numrin e viktimave të COVID-19 në Shqipëri, e kemi për detyrë të shpërndajmë të vërtetën

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha këmbëngul në denoncimin e tij se qeveria ka fshehur numrin e viktimave të shkaktuara pas infektimit me Covid-19. Në një status në rrjetet sociale, Basha ka publikuar sërish videon nga deklarata e tij mbrënë në “Opinion”, ku thotë se nga 923 viktima MSH-ja ka raportuar vetëm 509. “Edi Rama po gënjen dhe po fsheh numrin e viktimave të COVID-19 në Shqipëri. Ne kemi detyrën të shpërndajmë të vërtetën në emër të jetëve të humbura,”- shkruan Basha krah videos.

  • 12:32

    Akuzat e Bashës për fshehjen e viktimave, SPAK: Nuk kemi kompetenca, nuk është ngritur ende grup hetimor

    Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka deklarua se nuk ka kompetenca të hetojë në lidhje me inventarin e viktimave pas infektimit me Covid-19. Në një prononcim për Report TV, SPAK është shprehue se nuk mund të merret me deklarata politike. Prokuroria e Tiranës që ka kompetencë nuk ka ngritur ende nje grup hetimor dhe për pasojë nuk është bërë asnjë verifikim. “Nuk kemi kompetenca të inventarizojmë të vdekurit apo të merremi me deklarata politike,”- tha SPAK.

  • 12:13

    Akuzat e Bashës, distancohet Mjekësia Ligjore: Nuk kemi fshehur asgjë, skedat i bën vetë spitali

    Kreu i Institutit të Mjekësisë Ligjore Bledar Xhemali, ka mohuar të ketë fshehur ndonjë viktimë të shkaktuar pas infektimit me Covid-19. Një ditë pas akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha, Xhemali në një prononcim për Report TV tha se ata nuk kanë fshehur asgjë dhe nuk kanë pasur asnjë të vdekur pa skedë. “Nuk kemi fshehur asgjë dhe nuk kemi pasur asnjë të vdekur pa skedë. Të vdekurit me skedë nuk kalojnë nga mjekësia ligjore por i trajton vetë spitali dhe mjeku që konstaton vdekjen,”- tha ai ndër të tjera.

  • 12:07

    Akuzat e Bashës për fshehjen e viktimave, Rama poston videon e Çomos: Përulem para tyre, historia do të flasë kur xhagajdurëve të tjerë të botës, mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t’u jetë harruar emri, nami e nishani

    Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sërish akuzave të kryeopozitarit Lulzim Basha, i cili një natë më parë tha se qeveria ka fshehur viktimat e shkaktuara nga Covid-19. Rama ka postuar reagimin e mjekëve, të cilët në një video shprehen se këto akuza janë monstruoze. Krah videos, Rama shkruan se përulet para mjekëve dhe se këto akuza ishin përtej çdo caku të politikës së ulët ditore. Kryeministri shton më tej se historia e mjekëve do të flasë kur Lulëzim Bashës e xhagajdurëve të tjerë të botës mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t’u jetë harruar emri, nami e nishani. “Për akuzën e pashembullt të Lulëzim Bashës, e cila cënon drejtëpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së zjarrit dhe nxit dhunë ndaj tyre, do t’u drejtohem nesër shqiptarëve me një mesazh të drejtëpërdrejtë, sepse këtu është shkuar shumë shumë larg, përtej çdo caku të politikës së ulët ditore dhe këtu nuk është më fjala thjeshtë për llafet e një aktori të papërgjegjshëm! Sot u shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time, profesoreshë Najada Çomos e të gjithë skuadrës së saj shembullore, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë, si edhe duke u thënë që historia e mjekësisë shqiptare do të flasë për ta kur Lulëzim Bashës e xhagajdurëve të tjerë të botës mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t’u jetë harruar emri, nami e nishani!”- shkruan Rama.

2 Komente në “Akuzat e Bashës për fshehjet e viktimave të Covid-19, mjekët: Nëse përsëritet do kërkojmë hetim! Rama: E teprove këtë herë. SPAK dhe Mjekësia Ligjore distancohen, Prokuroria e Tiranës nuk ngre grup hetimor

  1. Ju qenkeni profesioniste?
    Ky po qe eshte humor.

    • Ate tha dhe kryedekokrati e dashur profesoreshe. Qe prokuroria te hetoj….jeni e nderuar ne profesionin Tuaj ndaj mos u beni mashe e te tjereve, jini me dinjitoze.

Shto Koment