Politike

Akuzat e Bashës për fshehjen e viktimave, Rama poston videon e Çomos: Përulem para tyre, historia do të flasë kur xhagajdurëve të tjerë të botës, mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t’u jetë harruar emri, nami e nishani

Krah videos, Rama shkruan se përulet para mjekëve dhe se këto akuza ishin përtej çdo caku të politikës së ulët ditore. Kryeministri shton më tej se historia e mjekëve do të flasë kur Lulëzim Bashës e xhagajdurëve të tjerë të botës mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t’u jetë harruar emri, nami e nishani.
Featured image of article: Akuzat e Bashës për fshehjen e viktimave, Rama poston videon e Çomos: Përulem para tyre, historia do të flasë kur xhagajdurëve të tjerë të botës, mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t’u jetë harruar emri, nami e nishani Edi Rama dhe Lulzim Basha

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sërish akuzave të kryeopozitarit Lulzim Basha, i cili një natë më parë tha se qeveria ka fshehur viktimat e shkaktuara nga Covid-19. Rama ka postuar reagimin e mjekëve, të cilët në një video shprehen se këto akuza janë monstruoze.

Krah videos, Rama shkruan se përulet para mjekëve dhe se këto akuza ishin përtej çdo caku të politikës së ulët ditore. Kryeministri shton më tej se historia e mjekëve do të flasë kur Lulëzim Bashës e xhagajdurëve të tjerë të botës mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t’u jetë harruar emri, nami e nishani.

“Për akuzën e pashembullt të Lulëzim Bashës, e cila cënon drejtëpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së zjarrit dhe nxit dhunë ndaj tyre, do t’u drejtohem nesër shqiptarëve me një mesazh të drejtëpërdrejtë, sepse këtu është shkuar shumë shumë larg, përtej çdo caku të politikës së ulët ditore dhe këtu nuk është më fjala thjeshtë për llafet e një aktori të papërgjegjshëm! Sot u shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time, profesoreshë Najada Çomos e të gjithë skuadrës së saj shembullore, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë, si edhe duke u thënë që historia e mjekësisë shqiptare do të flasë për ta kur Lulëzim Bashës e xhagajdurëve të tjerë të botës mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t’u jetë harruar emri, nami e nishani!”- shkruan Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një natë më parë, Lulzim Basha ka akuzuar autoritetet shtetërore, duke thënë se këto të fundit kanë fshehur numrin real të viktimave nga COVID-19. Sipas Bashës, nga 923 viktima, MSH raportoi vetëm 509. Rama i konsideroi shpifje këto akuza. Mjekët me në krye Najada Çomon i hodhën poshtë teksa shtuan se në rast përsëritjeje, do të kërkojën hetim nga prokuroria. SPAK është distancuar bashke me Mjekësinë Ligjore. Prokuroria e Tiranës nuk ka nisur asnjë hetim.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment