LIVE UPDATES
Aktualitet

Akuzat/ Sheshi kallëzon në Prokurori Autoritetin e Dosjeve. Sula: Sipas dokumenteve është ish-sigurims

29 Janar 2019, 12:26 Nga DOSJA
Akuzat/ Sheshi kallëzon në Prokurori Autoritetin e Dosjeve. Sula:

TIRANË-‘Përplasje’ në distancë mes prokurorit të akuzuar si bashkëpunëtor i Ish-sigurimit të Shtetit dhe drejtoreshës së Autoritetetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit, Gentiana Sula. Prokurori Bujar Sheshi kallëzoi penalisht Autoritetin e Dosjeve, pasi sipas tij, Sula dhe anëtarët e këtij institucioni kanë shpërdorurar detyrën dhe kanë falsifikuar dokumentet. 

Prokurori njoftoi se ka ngritur padi ndaj Autoritetit të Dosjeve, duke pretenduar se janë ngatërruar qëllimisht gjeneralitet dhe se ai asnjëherë nuk ka qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit.

Sheshi thotë se në shkresën që i është dërguar prokurorisë më 22 janar të 2019-ës thuhet se prokurori ka qenë ish-bashkëpunëtor i Ish-sigurimit dhe njëherazi pjesë e hetuesisë në Fier.

“Në vendim nuk ka asnjë shpjegim se si Autoriteti ka arritur në konkluzionin që personi i përshkruar në këtë dokument jam pikërisht unë Bujar Sheshi, për të cilin, Prokuroria e Përgjithshme kishte kërkuar informacion, në kushte kur gjeneralitet nuk përputhen dhe për më tepër  kur nuk ka asnjë të dhënë tjetër në lidhje me aktivitetin e këtij personi.”-thuhet në kallëzimin e Sheshit.

Pas këtij kallëzimi reagon për herë të parë publikisht edhe drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve. Gentiana Sula thtoë se sipas dokuementeve që ka në dispozicion ky Autoritet, Bujar Sheshi rezulton se ka qenë bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit.

 “Jemi të hapur për çdo hetim, procesi ka qenë i drejtë, janë marrë masat, është i dokumentuar mirë. Pretendimi mbi ngatërrimin e gjeneraliteteve? Autoriteti si organ kolegjial ka bërë verifikimet. Personi ka të drejtë e animimit. Nuk ka axhendë politike, do të bëjmë punën kështu sikur po e bëjmë.”-tha Sula.

Gjatë një aktiviteti përkrah ambasadores gjermane në Shqipëri, Susanne Schutz, Sula tha se Bujar Sheshi nuk është i vetmi prokuror me problem. Sipas verifikimeve nga 1500 figura rreth 30 prej tyre dalin me probleme.

“Na vjen keq që vendimi ka dalë në shtyp. Për organet e larta të drejtësisë kemi verifikuar rreth 550 figura dhe 4 prej tyre janë gjetur me probleme. Në dokumentet e sigurimit nga 1500 figura rreth 30 janë gjetur me probleme” deklaroi Sula.

Kallëzimi i plotë i Bujar Sheshit:

Unë  kam deklaruar dhe rideklaroj nën përgjegjësinë time ligjore që nuk kam qenë asnjëherë në jetën time as bashkëpunëtor dhe as anëtarë i Ish Sigurimit të Shtetit; Të gjitha faktet e pasqyruara në pikën a) të dispozitivit të vendimit janë të rreme sepse nuk përputhen dukshëm me të dhënat e administruara nga AIDSSH. Në pjesën përshkruese të vendimit është e qartë që në të dhënat e gjetuara apo të administruara  nga AIDSSH janë: “Kartel model 2, nr.8023, me këto të dhëna, Bujar Rasim Shesha, datëlindja 1957, vendlindja Tiranë, arsimi dy të mesme, profesioni nxënës në shkollën e Mesme “Petro Nini Luarasi”, kategoria Inf, pseudonimi, Sektori V, drejtimi Inteligjencë Rini.  Gjeneralitet e mija nuk përputhem, në disa komponentë,  me gjeneralitet e përshkruara në këtë dokument. Në vendim nuk ka asnjë shpjegim se si Autoriteti ka arritur në konkluzionin që personi i përshkruar në këtë dokument jam pikërisht unë Bujar Sheshi, për të cilin, Prokuroria e Përgjithshme kishte kërkuar informacion, në kushte kur gjeneralitet nuk përputhen dhe për më tepër  kur nuk ka asnjë të dhënë tjetër në lidhje me aktivitetin e këtij personi. Asnjë nen i ligjit 45 të vitit 2015,  nuk i ka dhënë të drejtë Autoritetit që të përshtasë të dhënat kryesisht dhe të nxjerrë konkluzione që këto të dhëna i përkasin një personi tjetër, me gjeneralite të ndryshme nga ato të përshkruara në dokumentat e administruara nga AIDSSH-ja.

Edhe konkluzioni i arritur në pikën b) të dispozitivit të vendimit, është i rremë, i ndryshëm nga të dhënat që pasqyrohen në pjesën përshkruese të vendimit si dhe në kundërshtim me ligjin 45/2015 si dhe ligjet e kohës, të cilat normonin mënyrën e funksionit të Hetuesisë. Në këtë pikë të vendimit thuhet që “….figuron të ketë materiale në emër të tij, si anëtar,  në dokumentat e sigurimit të shtetit, me detyrë hetues, në sektorin e Hetuesisë në Degën e Punëve të Brëndëshme të Fierit, që nga viti 1979” . Jam emëruar në datë 12.07.1979 , me detyrën e  hetuesit  në Degën e Punëve të Brëndëshmë të Fierit dhe ky fakt është i pasqyruar qartësisht në jetëshkrimin tim apo në çdo dokument të tjetër që ka të bëjë me kandidimin për Anëtatë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe jo vetëm. Në vitin  1974 bazuar në dekretin nr.5139 datë 30.01.1974 , të Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë, hetusia është unifikuar dhe është përqëndruar pranë Ministrisë së Brëndëshme dhe vepron në bazë të rregullave të Kodit të Proçedurës Penale. Është e shprehur qartë në dekret dhe rrjedhimisht  është e qartë edhe për çdo anëtarë të AIDSSH-së se mbas vitit 1974,  Hetuesia dhe Organi i Sigurimit të Shtetit kanë qënë dy organe të ndryshme. Në këto kushte konkluzioni se bazuar në ligjin  45 të vitit 2015, ka të dhëna ““….figuron të ketë materiale në emër të tij, si anëtar,  në dokumentat e sigurimit të shtetit.” është i rremë dhe është shënuar në vendim,  me qëllim cënimin e integritetit tim moral dhe profesional.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet autoriteti i dosjeve bujar sheshi gentiana sula ish-sigurimsat padi ne prokurori autoriteti i dosjeve bujar sheshi gentiana sula ish-sigurimsat padi ne prokurori

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni