Aktualitet

Akuza si garantor i Habilajve, zgjaten hetimet për Jaeld Çelën

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Cela akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Habilajve për trafikun e drogës drejt Italisë.
Featured image of article: Akuza si garantor i Habilajve, zgjaten hetimet për Jaeld Çelën Jaeld Cela, ish-drejtori i Policisë së Vlorës

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur me 3 muaj hetimet për ish-shefin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, është ende në arrati ndërkohë që disa ditë më parë gjykata e Krimeve të Rënda e rrëzoi kërkesën e tij për të përfunduar hetimet. (Lexo ketu)

Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Habilajve për trafikun e drogës drejt Italisë.
Çela bashkë me ish-drejtorin e postës në Dhërmi, Sokol Bode dhe me Gjergji Kohilën, ish-  shefin e Krimeve në policinë e Vlorës akuzohet se me mosveprime ka lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës të udhëhequr nga Habilajt në drejtim të Italisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas hetimeve, ish-drejtori i Policisë ka mbajtur në përdorim 3 numra telefoni, në të cilat rezulton se ka komunikuar me Florian Habilajn dhe Gentian Cekën, shoferin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Çela ndodhet prej rreth një viti në arrati pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest në burg” në mungesë në 22 nëntor të 2017-ës.

Shto Koment