Bota

Akuza për korrupsion dhe abuzim me pushtetin, Nikos Sarkozy pritet të dalë sot para Gjykatës

Sipas prokurorit të çështjet, Sarkozy ka bashkëpunuar me gjyqtarin e akuzuar, Gilbert Aziberd, duke i premtuar atij një punë të mirë në Monaco nëse do i i jepte informacione të vlefshme.
Featured image of article: Akuza për korrupsion dhe abuzim me pushtetin, Nikos Sarkozy pritet të dalë sot para Gjykatës Nikolos Sarkozy

PARIS– Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të dalë para Gjykatës ditën e sotme pasi akuzohet për korrupsion dhe abuzim me pushtetit. Sarkozy akuzohet se ka tentuar që t’i japë ryshfet në gjyq një gjykatësi për të mos i hapur vetes punë me drejtësinë, por ka përfunduar në bankën e të akuzuarit.

Bashkë me ish-presidentin të akuzuar në këtë çështje janë dhe Thierry Herzog, avokati i Sarkozyt, dhe Gilbert Azibert, gjyqtar në Gjykatën e Kasacionit. Sipas prokurorit të çështjet, Sarkozy ka bashkëpunuar me gjyqtarin e akuzuar, Gilbert Aziberd, duke i premtuar atij një punë të mirë në Monaco nëse do i i jepte informacione të vlefshme. Sarcozy  luftoi furishëm për gjashtë vjet që çështja të mos përfundonte në gjykatë, duke e cilësuar si skandal që do të hyjë në histori.

“Unë nuk jam një mashtrues,”- tha 65-vjeçari, stili luftarak i cili e bëri atë një nga politikanët më të njohur të Francës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ish-Presidenti për dy akuzat që rëndojnë mbi të rrezikon një dënim me burg deri në 10 vjet dhe një gjobë maksimale prej 1 milion euro. Megjithatë ai nuk është ish-presidenti i parë që është në bankën e të akuzuarve, ndërkohë që më parë ishte dënuar edhe Jacques Chirac u dënua për përvetësim të fondeve.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment