Sport

Patën marrëdhënie kur ishte minorene, një vajzë shantazhoi me 100 mijë euro Balotellin

Për fatin e saj të keq, kjo përpjekje përfitimi ka rezultuar jo e suksesshme, sepse Balotelli e ka hedhur në gjyq vajzën
Featured image of article: Patën marrëdhënie kur ishte minorene, një vajzë shantazhoi me 100 mijë euro Balotellin Mario Balotelli

Mario Balotelli është në telashe. Sërish.

Një vajzë 18-vjeçare raportohet se ka bërë shantazh për t’i marrë 100 mijë euro. Argumenti, sipas saj, është se kur sulmuesi italian luante për Nice ka kryer marrëdhënie seksuale me të, duke e ditur se ajo ka qenë minorene.

Saktësisht, ajo ka qenë 17 vjeç, kur ndërmjet tyre ka patur raporte intime në Francë. Ajo e ka paralajmëruar lojtarin se do ta denonconte në polici, nëse ai nuk do të paguante shumën e kërkuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo përpjekje përfitimi ka rezultuar jo e suksesshme deri tani, sepse Balotelli e ka hedhur në gjyq vajzën, duke e akuzuar për shantazh. Sipas avokatit të lojtarit italian, ky i fundit ka qenë siguruar se vajza ka qenë 18 vjeç në periudhën kur kanë qenë bashkë.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment