Sport

Akuza e Pique: “Ekipi ynë, një skuadër fëmijësh përballë Bayernit”

Kapiteni i skuadrës katalanase ka qenë i ashpër në analizën e tij për humbjen e parë europiane në këtë sezon përballë Bayern Munich, ku u mundën 0-3
Featured image of article: Akuza e Pique: “Ekipi ynë, një skuadër fëmijësh përballë Bayernit”
Përditësuar:

SPANJE – Gerard Pique ka kundërshtuar merkaton verore të Barcelonës, pas humbjes 3-0 ndaj Bayern Munich në Ligën e Kampionëve të martën në mbrëmje.

Gjigantët e La Liga kanë pësuar një situatë kaotike në verë, duke humbur yllin Lionel Messi, i cili u transferua tek PSG, ndërsa duhet të zgjidhin vështirësitë e tyre financiare në mënyrë që të regjistrojnë lojtarët për sezonin e ri.

Dhe në ndeshjen e tyre të parë europiane të edicionit të ri, skuadra e Ronald Koeman u mund nga Bayern Munich dhe Robert Lewandowski, i cili shënoi një nga tre golat për skuadrën e tij.

Gerrard Pique me shiritin e kapitenit, nuk ishte i kënaqur me paraqitjen skuadrës dhe theksoi mungesën e opsioneve me përvojë nga stoli, si një shqetësim serioz në të ardhmen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas gazetarit të ESPN, Pique ka deklaruar se humbja me Bayernin mbërmjen e djeshme erdhi pikërisht për këtë arsye.

“Ne luajtëm mirë në pjesën e parë, ndërkohë që Bayern gjeti golin e avantazhit falë një devijim,- tha mbrojtësi katalan. – Në fund, nuk e di sa fëmijë kishim. Kjo është e vërteta, ne këta jemi tani.”

B.T (Dosja.al)

Shto Koment