Sport

Akuza e drejtpërdrejtë për FIFA-n: Meshkujt respektohen më shumë se femrat

Sigurisht, shigjeta drejt Infantinos vjen nga "kryengritësja" Rapinoe
Featured image of article: Akuza e drejtpërdrejtë për FIFA-n: Meshkujt respektohen më shumë se femrat Foto ilustruese

Megan Rapinoe është një nga futbollistet më të njohura në botë. Ajo u shpall kampione bote me SHBA-në në vitin 2019 dhe është simboli i lëvizjes së futbollit të femrave në botë.

Së fundmi, duke folur në një intervistë të dhënë për gazetën “Marca”, Rapinoe ka bërë një kritikë të pastër kundër FIFA-s. Sipas saj, shtëpia e futbollit botëror nuk i respekton sa duhet parimet e barazisë.

“Ne nuk ndiejmë se FIFA na respekton në të njëjtën mënyrë si meshkujt. Ka ardhur momenti që të bëjmë një hap përpara drejt barazisë. Kemi treguar se mund të ofrojmë një spektakël të bukur, tai ëshhtë momenti që institucionet të bëjnë diçka për ne”, ka thënë Rapinoe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

M.P. / Dosja.al

 

Shto Koment