9 Qershor 2026, 11:47
Nga G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Denoncimi i PD-së në lidhje me vjedhjen e zgjedhjeve nga kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari, do të lihet në pshuhim sipas kërkesës nga GJKKO. Lajmi u njoftua nga ish-kandidati i opozitës për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi. Maliqi pohoi se nuk i beson hetimeve të zhvilluara dhe pse ka prova të pakundërshtueshme të cilat e vërtetojnë faktin se Hajdari ka blerë votat.
“Dje kam marrë njoftimin nga GJKKO, ku zonja Dorina Bejko kërkon pushimin e hetimit në gjykatë për krimin elektoral në KZAZ në Kuçovë, denoncim i bërë nga zonja Vokshi. Do e kundërshtoj këtë vendim, do kërkoj kthim te hetimi. Ky hetim është bërë nën ndikimin e oligarkisë. Provat janë të pakundërshtueshme. Kemi kapur administratorë të komunave në Kuçovë dhe punonjës të bashkisë, duke ndarë ndihma. U kap çakull elektoral.
Janë thirrur nga SPAK vetëm njerëzit e mi elektoral, dhe iu janë bllokuar celularët, dhe më pas iu janë kthyer. Ndërkohë atyre të PS nuk u është bllokuar gjë. U bë cirk në KAS me këtë çështje. Nuk kam besim te ky hetim. Çdo gjë është e kapur. Kam dyshime të rënda korruptive. Do të vazhdoj betejën time për qytetarët e thjesht. Mbështes hapur protestën e qytetarëve për të rrëzuar këtë sistem të korruptuar”, tha ai./Dosja.al
kreshnik hajdari lefter maliqi zgjedhjet
Aktualitet
9 Qershor 2026, 11:40
E. D
Ministria e Arsimit
TIRANË- Ministria e Arsimit ka reaguar pasi teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë u publikua në rrjete sociale p...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 11:12
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin kanë zhvilluar këtë të martë provim...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 09:09
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin do të zhvillojnë këtë të martë...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 11:03
E. D
TIRANË- Policia e Tiranës po vijon ende operacionin për kapjen e 39-vjeçarit Sadik Llani, autorit të vrasjes së 27-vjecar...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 10:49
G.M
Pamje
GREQI- Autoritetet greke në Igumenicë kanë organizuar një operacion antidrogë i cili ka çuar në sekuestrimin e 1...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 10:53
Enver Doçi
DIBËR- Sipas banorëve të zonës, pasditen e djeshme rreth orës 17:00, në fshatin Radomirë, Njësia Administrative Kala e...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 10:38
E. D
pamjet
VLORË- Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Vlorë-Orikum”, në Rad...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 10:32
E. D
TIRANË- Gazeta amerikane Mother Jones i ka kushtuar një artikull projekteve ndërkombëtare të lidhura me familjen Trump, duke ve&...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 09:39
E. D
foto ilustruese
VLORË- Policia ka zbardhur plagosjen e ndodhur dy ditë më parë në Vlorë. Me anë të nj&eum...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 09:32
E. D
TIRANË- Policia ka goditur një grup kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ku si pasojë në pranga kan&...