9 Qershor 2026, 11:40
Nga E. D
Ministria e Arsimit
TIRANË- Ministria e Arsimit ka reaguar pasi teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë u publikua në rrjete sociale pas 20 minutash pas nisjes së provimit. Me anë të një deklarate zyrtare, Ministria e Arsimit thekson se publikimi i tezës nuk cënon procesin, ndërsa provimi po zhvillohet me standarde të larta.
MAS nënvizon se teza doli nga një qendër provimi në Qarkun e Kukësit dhe maturanti që ka publikuar tezën është përjashtuar menjëherë nga provimi. Gjithashtu në deklaratë thuhet se ndaj këtij rasti ashtu edhe siç është paralajmëruar më herët do të merren masa edhe ndaj të gjithë zinxhirit të administruesve të procesit në qendrën e provimit, për thyerje të rregullave.
Deklarata e plotë:
Ministria e Arsimit garanton maturantët, prindërit, mësuesit dhe opinionin publik se provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë i Maturës Shtetërore 2026, po zhvillohet në kushte të plota sigurie dhe në zbatim strikt të Rregullores së Maturës Shtetërore, duke siguruar standardet më të larta të testimit për mbi 26,600 maturantët në të gjithë vendin.
Provimi i dytë i Maturës Shtetërore 2026 po zhvillohet normalisht në 144 qendra provimi, në mjedise qetësie, rregulli, transparence dhe sigurie të lartë. Në lidhje me publikimin në rrjetet sociale të fotografive të tezës së provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Ministria e Arsimit sqaron se ky akt ka ndodhur pasi provimi ka nisur dhe nuk ndikon në asnjë mënyrë në zhvillimin apo integritetin e tij.
Një veprim i tillë nuk mund të zbehë punën dhe angazhimin e mijëra mësuesve që kanë punuar me maturantët, e mbi 2 mijë administratorëve të provimit dhe punonjësve të strukturave arsimore, të cilët kanë ndjekur me përkushtim përgatitjen dhe mbarëvajtjen e testimit për Maturën Shtetërore.
Aktualisht është evidentuar se teza është publikuar nga një qendër provimi në Qarkun e Kukësit dhe maturanti që ka publikuar tezën është përjashtuar menjëherë nga provimi. Siç është bërë e ditur me herët, masat do të aplikohen si ndaj maturantëve që thyejnë rregulloren, ashtu edhe ndaj të gjithë zinxhirit të administruesve të procesit në qendrën e provimit.
Ministria e Arsimit dënon çdo akt që synon të dëmtojë besueshmërinë e procesit të Maturës Shtetërore dhe rithekson se çdo shkelje e rregullave do të trajtohet me seriozitet dhe në përputhje me legjislacionin dhe rregulloren në fuqi.
Përgatitjet për Maturën Shtetërore 2026 kanë qenë të plota dhe të mirëkoordinuara, nga hartimi i testeve me standarde të larta profesionalizmi dhe sigurie, certifikimi i personelit administrues, zhvillimi i konsultimeve në shkolla, shpërndarjen e testeve model nga Qendra e Shërbimeve Arsimore tek organizimi i testimeve provë, si dhe ofrimi i mbështetjes psikologjike për maturantët.
Për Ministrinë e Arsimit, prioritet mbetet suksesi i çdo maturanti dhe garantimi i të drejtës së secilit për t’iu nënshtruar provimeve në kushte të barabarta, ndaj angazhimi për një Maturë Shtetërore të drejtë, të ndershme dhe meritokratike do të vijojë pa ndërprerje deri në përfundim të të katër testimeve./Dosja.al
ministria e arsimit
Aktualitet
9 Qershor 2026, 11:12
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin kanë zhvilluar këtë të martë provim...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 09:09
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin do të zhvillojnë këtë të martë...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 11:03
E. D
TIRANË- Policia e Tiranës po vijon ende operacionin për kapjen e 39-vjeçarit Sadik Llani, autorit të vrasjes së 27-vjecar...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 10:49
G.M
Pamje
GREQI- Autoritetet greke në Igumenicë kanë organizuar një operacion antidrogë i cili ka çuar në sekuestrimin e 1...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 10:53
Enver Doçi
DIBËR- Sipas banorëve të zonës, pasditen e djeshme rreth orës 17:00, në fshatin Radomirë, Njësia Administrative Kala e...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 10:38
E. D
pamjet
VLORË- Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Vlorë-Orikum”, në Rad...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 10:32
E. D
TIRANË- Gazeta amerikane Mother Jones i ka kushtuar një artikull projekteve ndërkombëtare të lidhura me familjen Trump, duke ve&...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 09:39
E. D
foto ilustruese
VLORË- Policia ka zbardhur plagosjen e ndodhur dy ditë më parë në Vlorë. Me anë të nj&eum...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 09:32
E. D
TIRANË- Policia ka goditur një grup kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ku si pasojë në pranga kan&...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 09:08
E. D
Pamjet nga protestat
TIRANË- Shqipëria do të vazhdojë me projektin për ndërtimin e një resorti luksoz, të planifiku...