LIVE UPDATES
Aktualitet

REL: Rama sfidon protestat, nuk heq dorë nga resorti i Kushnerit

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e kryeqytetit Tiranë dhe në bregdetin jugor, ku është propozuar resorti, duke kërkuar anulimin e projektit, për shkak të ndikimit në një zonë të mbrojtur, që është habitat për flamingot, fokat dhe shumimin e breshkave të detit.

9 Qershor 2026, 09:08 Nga E. D
REL: Rama sfidon protestat, nuk heq dorë nga resorti i Kushnerit
Pamjet nga protestat

TIRANË- Shqipëria do të vazhdojë me projektin për ndërtimin e një resorti luksoz, të planifikuar nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, në një zonë të izoluar të bregdetit ballkanik, pavarësisht protestave të vazhdueshme për ndikimin e tij në mjedis, deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e kryeqytetit Tiranë dhe në bregdetin jugor, ku është propozuar resorti, duke kërkuar anulimin e projektit, për shkak të ndikimit në një zonë të mbrojtur, që është habitat për flamingot, fokat dhe shumimin e breshkave të detit.

Flamingoja tashmë është shndërruar në simbol të lëvizjes protestuesit mbajnë në duar zogjtë rozë dhe pankarta me mbishkrimin “Revolucioni i flamingos”. Rama tha se zhvilluesit e projektit do të “mahnisin” me planet e tyre në muajt në vijim dhe shtoi se disa pjesë të resortit mund të hapen për publikun edhe para fundit të dekadës.

“Po ju them, do të jetë një projekt i bukur. Ne do ta bëjmë dhe do të jemi krenarë që kontribuojmë për Evropën”, tha Rama gjatë intervistës në zyrën e tij, vetëm disa metra larg vendit ku zhvillohen çdo natë protesta kundër projektit.

“Mua më kanë votuar që t’i realizoj këto gjëra. Nuk jam votuar që të drejtohem nga njerëz që kanë një ide tjetër për zhvillimin e vendit”, tha kryeministri shqiptar për agjencinë Reuters.

Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Tiranës edhe të hënën në mbrëmje, duke kërkuar ndalimin e projektit dhe duke shprehur një sërë pakënaqësish ndaj qeverisjes 13-vjeçare të Ramës, e cila, sipas tyre, nuk ka arritur të luftojë korrupsionin apo të përmirësojë shërbimet bazë.

Rama mori detyrën në vitin 2013 dhe synon ta çojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Zhvillimi i resortit që ai mbështet, është ide e Kushnerit dhe bashkëshortes së tij, Ivanka Trump, të cilët kanë thënë se janë dashuruar me Shqipërinë disa vite më parë gjatë një vizite me anije.

Rama i takoi ata gjatë atij udhëtimi dhe i përshkroi si “shumë të këndshëm, modestë… njerëz të mirë”. Tani, firma e investimeve e Kushnerit, Affinity Partners, është e përfshirë në projektin prej 1.4 miliard eurosh pranë zonës së mbrojtur Vjosa-Nartë, si dhe në një tjetër projekt në ishullin e afërt të Sazanit. Së bashku, këto projekte arrijnë vlerën deri në 5 miliardë euro, tha Rama.

“Është një ëndërr e madhe dhe ëndrrat e mëdha gjithmonë janë përballur me kundërshtime”, shtoi ai.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, më herët këtë muaj, kompania Affinity Partners tha se i respekton “proceset e vazhdueshme publike dhe institucionale” dhe se “është e gatshme të ecë përpara, ndërsa ato zhvillohen”./REL

edi rama

Sondazh

Poll

Rama kapet sërish me influenceret: Punojnë në instagram

Rama kapet sërish me influenceret: Punojnë në instagram

Berisha për mediat: Shqipëria në krizë, zgjedhjet janë kthyer në farsë, nevojitet qeveri kujdestare

Reshjet e dendura shkaktojnë dëme të mëdha në Radomirë të Kalasë së Dodës!

Berisha tone dramatike në konferencën e EPP: Shqipëria në sallën e Urgjencës

Policia jep detaje nga aksioni në Vlorë: 6 të arrestuar, mes tyre një në kërkim ndërkombëtar

“Edi Rama është diktator”/ Qytetari: Nuk ka rrugë të mesme, Shqipëria është e shqiptarëve!

“Shqipëri e Re”/ Protestuesit pushtojnë Tiranën, marshim në rrugët e kryeqytetit: Dorëhiqu!

Erion Braçe u fshihet protestuesve në Bllok, pas telefonatës i “vëzhgon” nga shkallët e pallatit

"Bashkohuni me ne"/ Protestuesit ftojnë kalimtarët t'i bashkohen marshimit

Dita e 9 e protestës/ Qytetarët zbresin në sheshin “Skënderbej”, nis grumbullimi i tyre

Moti i keq dhe reshje intensive në Maliq/ Masa dheu dhe gurësh shkëputen nga mali

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, Drejtori i Policisë Tiranë: Kontrollet nga forcat RENEA

Vrasja e 26-vjeçarit në Kamëz, pamjet nga vendi i ngjarjes

Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm

Qytetarët bllokojnë të gjitha akset kryesore të Tiranës, ndalen te Parlamenti: Rama jep dorëheqjen

“Nga kryetar bashkie, e kryeministër s’e bërë dot”/ Qytetari: Të hedhim poshtë sistemin, PS e PD!

“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja në protestë: Ta pastrojmë Atdheun nga ‘tumori’

Turistët në Gjirokastër i japin zë protestës, cohen nga kafja, bashkohen dhe filmojnë

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Të rinjtë i “vënë flakën” gomones, simbol i emigracionit

“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralistët...

“PS shpëtimtare, jo tradhtare e Shqipërisë”, Rama: Kur morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte

Rama për protestuesit: Kush do e përfaqësojë Shqipërinë në BE nëse ne ikim

Rama: Shqipëria nuk është e shqiptarit, por e Zotit dhe mikut!

“Të kthejmë potencialin natyror në motor ekonomie”, Rama: Protesta, një çorodi!

Rama: Kemi mundësinë që ta ngremë Shqipërinë dhe ta vendosim atje ku e donin rilindasit

“Ule atë parullën”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

"Të kishte vdekur edhe djali im”, flet nëna e Violand Braçellarit: Policia qëlloi e para...

Shkeli perimetrin e sigurisë, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i mjetit lundrues në Borsh

"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër

Thirrje kundër Kryeministrit para Komisionit Europian: Rama në burg!

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Voton Kurti: Sot vendosin ata që votojnë, ushtroni të drejtën tuaj

Rama: Takimi me kancelarin gjerman ishte provë që vlerësimi për Shqipërinë është maksimal

Rama: 10 vite më parë në zonat e mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme

Rama: Nuk e kanë me mjedisin dhe me zogjtë e Shqipërisë, e kanë secili për agjendën e vet

Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë

Rama për takimin me banorët e Zvërnecit:Takova njerëz që u fyen dhe u masakruan nga flamingot online

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi prekës i protestuesit që po lufton me kancerin

"Rrjolli nuk hesht"/ Valë revolte ndaj qeverisë edhe në Shkodër: Revolucion!

"Na pyesin kush e organizon protestën..."/ Qytetarja: Protestën e organizuan ata që na vodhën

"Poshtë qeveria"/ Protestuesit i bëjnë thirrje kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen

Protesta e diasporës kundër projektit në Zvërnec/ Vjena i bashkohet revoltës kundër qeverisë Rama

Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë

Berisha: Qeveria jonë nuk kishte asnjë përjashtim për taksat, përveç investimeve në zonat malore

Berisha: Komisioni i Sigurisë në Kuvend do hetojë vrasjen në krye të detyrës të policit në Korçë

Berisha: Sistemi që instaloi pas mbylljes së TikTok-ut për të survejuar internetin

Berisha: Rama po grabit kanionin e Gjipesë, po përdor Ardit Bidon për të falsifikuar dokumentet

Protestuesit njëzëri "Rama në burg, Berisha në burg"/ Berisha iu përgjigjet: Jeni vegël e qeverisë

Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dalshin prej burgu!

Ministri i Turizmit Blendi Gonxhe zbret në Pogradec me avion uji

"S’ka dialog, po na marrin pronat"/ Qytetarët protestë në Zvërnec