EMRI/ Zhdukja e Eglant Koçit në Tiranë, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor, 13:13
...
Aktualitet
Pas tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër kryeqytet: Dorëheqje
“Nesër më Shumë”, “Revolucion”, “Edi Rama jep dorëheqjen” dhe “Opozita jemi ne”, këto kanë qenë disa nga thirrjet që kanë shoqëruar tubimin e tyre madhështor.
9 Qershor 2026, 20:50Nga E.d
Pamje
TIRANË- Mijëra qytetarë kanë nisur marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit, ndërsa bëjnë thirrje për ndryshim. Më pankarta në duar dhe flamuj kuqezi ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projektit të Zvërnecit. Kujtojmë që kjo është dita e nëntë e tubimit qytetarë, ndërsa numri i protestuesve sa vjen dhe rritet.
“Nesër më Shumë”, “Revolucion”, “Edi Rama jep dorëheqjen” dhe “Opozita jemi ne”, këto kanë qenë disa nga thirrjet që kanë shoqëruar tubimin e tyre madhështor.
Protesta nisi në orën 18:00, ku fillimisht protestuesit u mblodhën në sheshin “Skëndërbej” dhe më pas nisën marshimin e tyre drejt Kryeministrisë. Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë folur në podiumin e vendosur para kryeministrisë, ndërsa thirrjet e tyre i ka bashkuar qëllimi i përbashkët: anulimi i projektit të Zvërnecit dhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama./Dosja.al