Rikthehen tensionet në veri të Kosovës! Serbët në protestë, forcat e KFOR-it rrethojnë komunat, vihen tela me gjemba
Tensionet në veri/ Rakiç shkon në Zveçan, i kërkon KFOR-it që Ilir Peci, të mos hyjë në...
Tensionet në veri/ Rakiç shkon në Zveçan, i kërkon KFOR-it që Ilir Peci, të mos hyjë në...
Procesi i dialogut/ Von Cramon vizitë në Kosovë, takohet me Kurtin: Të zbatohet sa më shpejt Marrëveshja e Ohrit ...
'Ka zyra shteti që ua përplasin derën njerëzve në fytyrë'/ Rama: Disa drejtues sillen si bajraktarë, rrezik i...
Ukraina furnizohet me avionë F-16/ Kërcënon, Lavrov: Perëndimi po luan me zjarrin 28 Maj, 14:44 GODITJE pa...
• Të shtëna me armë zjarri në Shkodër. • Sipas raportimeve të para, është qëlluar drejt një banese të një efektivi të Policisë në lagjen "Guerrile", por nuk ka persona të lënduar. • Policia e Shtetit ka bërë me dije se një person ka qëlluar në ajër, por një plumb rikoshet ka përfunduar në muret e shtëpisë së efektivit që ende nuk është identifikuar me emër. •Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e sulmit me armë zjarri. • Ndërkohë që janë ngritur post-blloqe për kapjen e autorit.
1 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër në lagjen Guerile, afër zonës së quajtur "Livadhet". Policia e Shkodrës ka bërë me dije se disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, por një plumb ka marrë rikoshet dhe ka përfunduar në banesën e një efektivi policie.
Po ashtu, në njoftimin e bërë me dije, Policia ka shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
"Rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,"-njofton Policia.
Ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.