Berisha: Skapistët janë pjesë integrale e krimit shtetëror, nuk kanë asnjë lidhje me ligjin dhe të drejtë...
PROFIL/ Jeta e Mirush Kabashit, "Sokratit" të përjetshëm të artit shqiptar 5 Dhjetor, 08:52 Arti në ...
"Diskriminim politik"/ Beleri reagon pas shtyrjes së seancës: Humbësi komandon Himarrën nuk është parë në...
•Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në SPAK për t’u njohur me masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’, për çështjen e koncesionit të sterilizimit ku akuzohet për shpërdorim detyre. •Seanca u drejtua nga gjyqtari i hetimeve paraprake, Erjon Bani pas kërkesës që është bërë nga vetë prokuroria e Posaçme. •Pasi doli nga seanca Beqaj nuk pranoi të prononcohej por tha shkurt: Do të flas herë tjetër. •Për të njëjtën çështje, janë arrestuar ish -zv ministri i Shëndetësisë Klodjan Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Ata jane nën hetim për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh. •Të dy ndodhen në qeli dhe gjykata u ka rrëzuar kërkesën për liri.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të hënën më 20 nëntor që pas thirrjes së ish-ministrit të Shëndetësië, Ilir Beqaj për t'u pyetur lidhur me akuzën “shpërdorim i detyrës” të ngritur nga SPAK për procedurën e sterilizimit, që të lërë në fuqi masat shtrënguese të vendosura ndaj tij, paraqitje në policinë gjyqësore dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.
Gjyqtari i seancës së caktimit të masës së sigurimit personal ndaj Beqajt, Erjon Bani shpalli vendimin e shkurtuar kur sqaroi se Beqaj kishte përfituar nga e drejta për të mos dhënë deklarime në seancën e marrjes në pyetje. Ai u shpreh se në këto kushte, gjykata ka vendosur të vijojë masat e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Beqajt, pasi bazuar në nenin 244 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata nuk mund të caktojë një masë sigurimi më të rëndë nga ajo e kërkuar nga prokurori.
Pas përfundimit të seancës, Beqaj deklaroi për mediat se kishte vendosur të mos e ankimonte vendimmarrjen e gjykatës për masat shtrënguese të vendosura ndaj tij, duke vërejtur se ishte në dispozicion të hetimit. Ndërkohë, ai u shpreh në mbrojtje të procedurës së koncesionit për të cilën është nën hetim, duke pretenduar se kishte sjellë modernizim të kushteve për ndërhyrjet kirurgjkale.
Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterizilimit, pas arrestimit në gusht të këtij viti të zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj.
Hetimet 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.
Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t'u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij. Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.
Hetimet e SPAK për këtë çështje deri në prill të vitit 2022 nuk kishin avancuar përtej fazës paraprake, duke sjellë dhe parashkrimin e veprës penale“shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, që për rrjedhojë solli shmangien nga përgjegjësia penale të personave përgjegjës.
Në kërkesën për caktim të masës së sigurimit personal që SPAK dërgoi në gjykatë ndaj të hetuarve për këtë çështje, emri i Beqajt mungoi, por gjyqtari Erjon Bani vlerësoi se shkeljet e akteve ligjore ngriheshin në nivelin e përgjegjësisë penale për ish-ministrin. Bani vlerësoi gjithashtu se hetimet ishin të paplota dhe e orientoi Prokurorinë drejt hetimit të çështjes edhe për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Pas vendimit të gjykatës, SPAK deklaroi se hetimet për Beqjen ishin në proces.
Gjatë një komunikimi të drejtëpërdrejtë gjatë kohës kur gjykata ishte tërhequr për vendim, dy prokuororët e çështjes, Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi i thanë BIRN se prej muajit gusht ishin kryer shumë veprime hetimore prej nga ishte bërë e mundur që Beqaj të regjistrohej si person nën hetim për “shpërdorim detyre”, por pa dhënë detaje lidhur me këto veprime.
Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor. Prej vitit 2021, Beqaj drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, post nga u dorëhoq të shtunën. Në tetor të këtij viti ai u bë gjithashtu pjesë e grupit negociator për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Marrë nga Reporter.al
TIRANË- GJKKO ka lënë në fuqi masën e detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj i cili akzuohet për shpërdorim detyre në dosjen e koncesionit të sterilizimit.
Beqaj u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme së bashku me avokatin mbrojtës Ermal Yzeiraj, ku u mor në pyetje sa i përket koncesionit të sterilizimit të pajisjeve mjekësore.
Ish-ministri refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, duke theksuar se do të flasë në një moment tjetër./Dosja.al
TIRANË- Ka përfunduar seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Megjithatë, ish-ministri refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve duke theksuar se do të flasë në një moment tjetër. Ai tha se është në dispozicion të drejtësisë dhe përtej rezervave që ka nuk do ta kundërshtonte vendimin e GJKKO.
“Faleminderit për interesimin kam, vetëm dy mesazhe, siç e kam bërë publike jam në dispozicion kam vendosur përtej rezervave të mos e kundërshtoj atë vendim, vijoj besoj se çfarë kemi bërë në Shëndetësi për çështjen në fjalë në janar bëhen 8 vite që hetohet, janë 400 kirurgë që operojnë në kushte bashkëkohore“- u shpreh Beqaj.
Masat e sigurisë për Beqajn u miratuan nga Gjykata e Posaçme më 16 nëntor, bazuar në kërkesën e prokurorisë. Deri tani nga hetimi i SPAK ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj./Dosja.al
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme mesditën e së hënës. Në orën 12:00, do të zhvillohet seanca për marrjen në pyetje për Beqajn, i cili akuzohet për shperdorim detyre në lidhje me dosjen e sterilizimit.
Pas masës së caktuar nga gjykata, Beqaj duhet të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore çdo të premte, ndërsa nuk mund të dalë jashtë vendit pa një autorizim nga gjykata./Dosja.al