9 Qershor 2026, 07:23
Nga E. D

Transfertat ndërkombëtare të nisura nëpërmjet sektorit bankar kanë shënuar rritje të ndjeshme në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, klientët e sektorit bankar shqiptar nisën 1 milion e 51 mijë transferta jashtë vendit, me një rritje prej 28.5% krahasuar me një vit më parë.
Rritja ishte e ngjashme si tek klientët individë, ashtu edhe te bizneset. Për tre muajt e parë të vitit, individët nisën pothuajse 893 mijë transferta jashtë vendit, 29% më shumë krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Ndërsa bizneset nisën 159 mijë transferta, 24% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja e transfertave ndërkombëtare ishte e dukshme edhe në vlerë. Statistikat tregojnë se shuma e transfertave ndërkombëtare të nisura nga klientët e sektorit bankar shqiptar arriti në 280.6 miliardë lekë, në rritje me 12.5% krahasuar me një vit më parë.
Përveç zgjerimit të veprimtarisë ekonomike dhe rritjes së përfshirjes financiare, rritja e transfertave ndërkombëtare mund të shpjegohet edhe me efektet e përfshirjes në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), duke filluar nga tetori i vitit të kaluar.
Kjo ka sjellë një ulje të ndjeshme të komisioneve të transfertave ndërkombëtare për publikun shqiptar. Sipas rregullores së miratuar nga Banka e Shqipërisë, nivelet maksimale të parashikuara për komisionet e transfertave të brendshme do të jenë të vlefshme edhe për transfertat ndërkombëtare nëpërmjet SEPA.
Komisioni minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat kombëtare në monedhën europiane, të kryera nëpërmjet e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 2 euro.
Ndërsa totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 100 mijë euro, të kryer me e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 0.01% e vlerës së transferuar. E thënë ndryshe, për shumën maksimale të këtij tavani, 100 mijë euro, komisioni për pagesat elektronike do të jetë maksimalisht 10 euro. Ndërkohë, totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 100 mijë euro, e kryer në degë (në formë letër) nuk mund të jetë më i lartë se 0.02% e vlerës së transferuar.
Komisionet maksimale që bankat mund të aplikojnë (për transfertat mbi 100 mijë euro), pavarësisht shumës së transfertës, janë 50 euro për transfertat e kryera në degë dhe 25 euro për ato të nisura nëpërmjet kanaleve elektronike.
Shqipëria u pranua zyrtarisht si anëtare e zonës SEPA nga Këshilli Europian i Pagesave në 21 nëntor 2024. Më parë, sektori bankar në Shqipëri i ekzekutonte transfertat ndërkombëtare nëpërmjet nëpërmjet bankave të huaja korrespondente. Një zgjidhje e tillë sillte komisione të larta dhe kohë relativisht të gjatë për kryerjen e transfertave./MONITOR
hyrja në sepa
Aktualitet
9 Qershor 2026, 07:16
E. D
Vendi ka hyrë në një spirale tkurrje dhe plakje të shpejtë të popullsisë, ku çdo vit po shkakton ndryshime të f...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 07:14
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. M...
Aktualitet
8 Qershor 2026, 22:51
D.S
Pamje nga protesta
TIRANË- Protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre drejet rrugëve të Tiranës prej më shumë se pesë...
Aktualitet
8 Qershor 2026, 22:31
D.S
Dojna Mema
TIRANË- Moderatorja e emisionit “Piranjat”, Dojna Mema, mbajti një fjalim emocionues gjatë protestës, ku u ...
Aktualitet
8 Qershor 2026, 22:28
E.d
Pamje
TIRANA- Mijëra protestues po vijojnë marshimin e tyre prej katër orësh, ndërsa janë mbështetur edhe nga qytet...
Aktualitet
8 Qershor 2026, 22:04
D.S
TIRANË- Një debat i ashpër virtual është zhvilluar mes deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi dhe influence...
Aktualitet
8 Qershor 2026, 21:37
E.d
Pamje
TIRANA- Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin, ndërsa numri i tyre është rritur ndjeshëm ditën e sotme. Prej m...
Aktualitet
8 Qershor 2026, 21:23
E.d
Foto ilustruse
VLORA- Një operacion policor është zhvilluar këtë mbrëmbje në qytetin e Vlorës. Bëhet me dije s...
Aktualitet
8 Qershor 2026, 21:04
D.S
pamje nga protesta
TIRANË- Qytetarët kanë zgjedhur sërish pankarta me mesazhe pikant për të shprehur revoltën e tyre nda...
Aktualitet
8 Qershor 2026, 20:51
E.d
Studentja
TIRANA- Mijëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në Tiranë, për të protestuar kundër zhvillimit t...