24 Korrik 2022, 17:20
Nga k.m.
Pamje nga Policia
DURRËS- Policia e Durrësit ka ndërhyrë menjëherë ndaj një të riu që kreu manovra të rrezikshme me një mjet lundrues “Jet ski”, duke rrezikuar pushuesit. Gjatë kontrollit, u konstatua se drejtuesi, 25-vjeçari E.T., banues në Durrës, nuk kishte dokumente për mjetin lundrues. Ndaj dhe Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi me masë administrative në vlerën 10.000 lekë të rinj, 25-vjeçarin e identifikuar me iniciale E. T.
NJOFTIMI I PLOTË:
Policia Kufitare
Kreu manovra të rrezikshme me një mjet lundrues “Jet ski”, në zonën e ndaluar për mjetet lundruese, në plazh, Durrës, duke rrezikuar pushuesit, Policia Kufitare e Durrësit ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar dhe shoqëruar në Port, mjetin lundrues, së bashku me drejtuesin e tij. Gjatë kontrollit, u konstatua se drejtuesi, shtetasi E. T., 25 vjeç, banues në Durrës, nuk kishte dokumente për mjetin lundrues. Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi me masë administrative në vlerën 10.000 lekë të rinj, shtetasin E. T. Gjatë kësaj jave, në të gjithë zonën bregdetare, janë zhvilluar kontrolle të hërëpashershme për mjetet lundruese dhe për zbatimin e detyrimeve për të mos lundruar në zonat e mbrojtura me bova.
Si rezultat i kontrolleve, nga Ksamili në Velipojë, janë verifikuar 31 mjete lundruese, kryesisht “Jet ski” dhe skafe, për dokumentacionin që duhet të kenë, si dhe për t’u bërë me dije sanksionet, drejtuesve të tyre, në rast shkeljeje të perimetrit të sigurisë së pushuesve. Policia Kufitare do të vijojë intensivisht kontrollet në të gjithë vijën bregdetare dhe apelon për të gjthë ata shtetas që kanë në përdorim apo japin me qira për përdorim mjete argëtuese lundruese, të tregojnë kujdes maksimal për të respektuar detyrimet, me qëllim rritjen e sigurisë së jetës së pushuesve në plazhe.
durres policia kufitare
Aktualitet
24 Korrik 2022, 17:03
A.B
Bajram Begaj
TIRANË- Ka mbetur vetëm një orë larg nisjes së seancës plenare, aty ku do Bajram Begaj do të bëjë...
Aktualitet
24 Korrik 2022, 16:47
A.B
Pamje nga vendi i ngjarjes
VLORË- Në lidhje me të shtënat me armë në zonën e 'Ujit të Ftohtë' në Vlo...
Aktualitet
24 Korrik 2022, 16:52
k.m.
Foto ilustruese
Një i ri i cili u nda nga e dashura, ishte e pamundur t’i dilte inati për lamtumirën për të cilën faj&e...
Aktualitet
24 Korrik 2022, 16:42
A.B
Zjarr
VLORË- Zjarr në Novoselë. Një vatër zjarri është aktivizuar pranë parcelave me ullinj në Novoselë, ...
Aktualitet
24 Korrik 2022, 15:34
e.k
Kamioni i djegur në Korçë
KORÇË- Një mjet tip kamion që po lëvizte në aksin rrugor Korç&...
Aktualitet
24 Korrik 2022, 15:14
e.k
Pamjet nga droni i Policisë
TIRANË- Duket se shoferët problematikë nuk zënë mend dhe pse shpesh herë janë kapur nga...
Aktualitet
24 Korrik 2022, 14:49
A.B
Pamje nga shkodra
SHKODËR- Kryekomisar Saimir Rustemi është pritur me brohorima dhe përshëndetje nga protestuesit pas vendimit te ...
Aktualitet
24 Korrik 2022, 13:52
A.B
Hacker
Hakerat që goditën zyrat e shtetit shqiptar, duke arritur të hyjnë në serverat e dokumenteve zyrtare, kanë arritur t&e...
Aktualitet
24 Korrik 2022, 13:49
A.B
Pamje nga vendi i ngjarjes
VLORË- Ky është momenti kur autori, me armë në dorë kërcënon personin me të cil&eum...
Aktualitet
24 Korrik 2022, 13:10
e.k
Pamje nga makinat e bllokuara në trafik
VLORË- Paraditen e kësaj të diele, tuneli te ‘Uji i Ftohtë’ në Vlor&...