9 Qershor 2026, 09:39
Nga E. D
foto ilustruese
VLORË- Policia ka zbardhur plagosjen e ndodhur dy ditë më parë në Vlorë. Me anë të një njoftimi zyrtar, blotë sqarojnë se Turi Aligjoni 55 vjeç, autor i plagosjes së 27-vjeçarit Kevi Lazaj, me armë zjarri të ndodhur më 7 qershor është arrestuar. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 48 vjeç.
Të dy ishin të shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë operacionit policia sekuestroi katër armë zjarri pistoleta të markave “Glock”, “Sig Sauer” dhe “Canik”, municion luftarak, shtatë telefona celularë, 1850 euro dhe tre automjete, dy prej të cilave me targa të huaja. Njëri prej mjeteve ishte i blinduar.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se automjeti tip “BMW X5”, i sekuestruar gjatë operacionit, ishte përdorur nga Turi Aligjoni për tu larguar nga vendi i ngjarjes pas plagosjes së Kevi Lazajt. Ndërkohë, Policia dhe Prokuroria po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të grupit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtarinë e tij të paligjshme./Dosja.al
plagosja ne vlore
Aktualitet
9 Qershor 2026, 09:32
E. D
TIRANË- Policia ka goditur një grup kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ku si pasojë në pranga kan&...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 09:08
E. D
Pamjet nga protestat
TIRANË- Shqipëria do të vazhdojë me projektin për ndërtimin e një resorti luksoz, të planifiku...
Aktualitet
7 Qershor 2026, 16:33
E. D
TIRANË- Komisioni Evropian ka shtuar presionin ndaj Shqipërisë për projektin në Zvërnec, duke paralajmëruar se vendi d...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 08:15
E. D
TIRANË- Sot mbahet protesta e 10 radhazi e qytetarëve, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Pjesëmarrj...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 07:39
E. D
TIRANË- Një aksident tragjik ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku si pasojë një person ka humbur jet&eu...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 07:29
E. D
VLORË- Një aksion policor është zhvilluar mbrëmjen e kaluar në fshatrat e Lumit të Vlorës. Bëhet me dije se deri ...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 07:23
E. D
Transfertat ndërkombëtare të nisura nëpërmjet sektorit bankar kanë shënuar rritje të ndjeshme në tremujorin e par...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 07:16
E. D
Vendi ka hyrë në një spirale tkurrje dhe plakje të shpejtë të popullsisë, ku çdo vit po shkakton ndryshime të f...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 07:14
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. M...
Aktualitet
8 Qershor 2026, 22:51
D.S
Pamje nga protesta
TIRANË- Protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre drejet rrugëve të Tiranës prej më shumë se pesë...