LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mjetet lundruese/ Policia aksion në jug, ndalohen varkat pa licencë në Fierzë e Koman

• Pronarë e administratorë të mjeteve lundruese në Vlorë kanë dalë sërish në mëngjesin e sotëm për të protestuar kundër ndalimit të përdorimit të tyre. • Protestuesit u pritën nga efektivi i Policisë Kufitare, i cili u tha se mjetet do të rikthehen sot në det pas verifikimit të dokumentacionit. • Por gjithashtu u qartësoi se nëse kapen mjete lundruese që e kalojnë kapacitetin e mjetit me persona në bord, mjeti do u bllokohet. • Për të ndjekur aksionin, në jug ka zbritur edhe kryepolici Gledis Nano. • Ai gjithashtu ka ndaluar lejet e efektivëve në zonat turistike. • Tanimë mjetet lundruese që të lëvizin në det duhet të kenë një sërë dokumentesh, që nga ato të mjetit, licencë turistike, NIPT të regjistruar në QKR, kontratë me zyrën e punës, të jenë të siguruar etj. • Nëse do të mungojë qoftë dhe një dokument do të merren masa administrative deri në bllokim të mjetit lundrues. • Dy ditë më parë, disa ditë pas ngjarjes së rëndë në Himarë ku një 7-vjeçare u vra nga një skaf, Policia e Kufirit ndaloi lundrimin e mjetit. • Më pas, Policia dha urdhër që të mos lëvizë asnjë mjet lundrues në det. • Në këtë mënyrë, pronarët janë detyruar të kyçin mjetet lundruese që i jepnin me qira gjatë sezonit veror. Kjo vjen pas tragjedisë në Himarë ku komisari Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia teksa drejtonte gomonen. • Ndërkohë që Policia Kufitare e Sarandës e Ksamilit ka marrë vendimin për të mos lejuar lëvizjen e mjeteve motorike. •Ky vendim parashikon se asnjë mjet uji jet ski dhe skaf nuk do të lejohet të akomodohet dhe qarkullojë në ujërat e 140 plazheve private dhe 5 plazheve publike në Sarandë dhe Ksamil. • Gjithashtu ndalohet lundrimi i varkave pa licencë në Fierzë dhe Koman. • Policia ka bërë me dije se dokumentet u kërkuan para 2 ditës për të lejuar funksionimin, por të dhënat e nevojshme i paraqitën vetëm tragetet dhe anijet.

5 artikuj për këtë temë.

3 DITE ME PARE

Operacionet e policisë në det, Gledis Nano pezullon lejet e efektivëve në zonat turistike

Mjetet lundruese/ Policia aksion në jug, ndalohen varkat pa licencë
Gledis Nano

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka pezulluar të gjitha lejet për punonjësit e strukturave të Policisë për vijat bregdetare dhe zonat turistike, deri në përfundimin e sezonit turistik. Masat janë marrë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe dhe vendosjen e policisë në dispozicion të plotë.

Ndaj dhe sot, kryepolici Nano ka kërkuar që strukturat përgjegjëse të policisë të jenë në gatishmëri dhe në dispozicion të plotë për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Ndërsa edhe vetë ka ushtruar kontrolle lidhur me punën e efektivëve të Policisë së Shtetit.

“Punoni me përkushtim dhe përgjegjësi, pasi detyra që kryeni është sa e vështirë, aq edhe fisnike. Me punën, angazhimin dhe ndershmërinë tuaj keni në dorë jetën e sigurinë e qytetarëve, imazhin e Policisë së Shtetit, si dhe të vendit në tëresi. Ky është privilegj, po aq edhe përgjegjësi, ndaj mos neglizhoni askënd, cilido qoftë, zbatoni ligjin e vetëm ligjin dhe shërbejuni qytetarëve me përkushtim e humanizëm,”-tha Nano.

Edhe pak ditë më parë, Nano gjithashtu ishte në terren ku ndoqi operacionin e kontrollit të mjeteve lundruese në jug të vendit. Gjatë 4 ditëve të operacioneve në det, policia ka bllokuar më shumë se 200 mjete lundruese për certifikim dokumentash, duke njoftuar se tashmë do të ndryshojnë disa kritere edhe në vendet e bazimit të këtyre mjeteve.

4 DITE ME PARE

VIDEO/ Tragjedia e Himarës, Policia aksion në bregdet, në 'shënjestër' dhjetëra 'Jet ski', gomone dhe skafe

Mjetet lundruese/ Policia aksion në jug, ndalohen varkat pa licencë
Jet ski i sekuestruar

TIRANË- Policia ka bërë bilancin e operacionit për verifikimin e mjeteve lundruese dhe operacioneve për lirimin e plazheve. Sipas forcave blu  nga Velipoja në Ksamil, gjatë 4 ditëve të fundit, pas tragjedisë në Himarë janë  shoqëruar për verifikim të dokumentacionit rreth 200 mjete lundruese dhe argëtuese, nga të cilat 125 Jet ski dhe 75 gomone e skafe të vegjël. 

Mjetet lundruese që shërbejnë për turizëm (anijet e vogla dhe të mëdha) janë verifikuar, kanë rezultuar të rregullta dhe kanë vijuar aktivitetin normalisht. Përgjatë sezonit veror janë kontrolluar nga Policia Kufitare rreth 900 mjete lundruese, nga të cilat 65 janë ndëshkuar me masë administrative.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit

Prej disa ditësh vijon operacioni në të gjithë vijën bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.

Gjatë 4 ditëve të operacionit, janë shoqëruar për verifikim të dokumentacionit rreth 200 mjete lundruese dhe argëtuese, nga të cilat 125 Jet ski dhe 75 gomone e skafe të vegjël.

Në operacion janë përfshirë Policia Kufitare, Delta Forcë, Policia e Rendit, Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe Policia Kriminale. Gjithashtu, në operacion janë përfshirë Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar dhe Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Durrës, Fier, Lezhë dhe Shkodër.

Operacioni ka për qëllim kontrollin e të gjitha mjeteve lundruese, verifikimin nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik, për dokumentacionin e mjeteve dhe nëse kanë lidhje me raste të pastrimit të produkteve të veprës penale, si dhe verifikimin nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe nga Interpoli, nëse këto mjete rezultojnë ose jo të vjedhura jashtë vendit.

Mjetet lundruese, të shoqëruara nga shërbimet policore që operojnë nga deti dhe toka, do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë nga të gjitha strukturat përgjegjëse, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët.

Në rastet kur këto mjete janë të rregullta do të lejohen të dalin në det, por me kushte të reja të vendbazimit dhe të respektimit me rigorozitet të distancës nga bovat (perimetri i sigurisë).

Mjetet lundruese që shërbejnë për turizëm (anijet e vogla dhe të mëdha) janë verifikuar, kanë rezultuar të rregullta dhe kanë vijuar aktivitetin normalisht.

Përgjatë sezonit veror janë kontrolluar nga Policia Kufitare rreth 900 mjete lundruese, nga të cilat 65 janë ndëshkuar me masë administrative.

Nga fillimi i sezonit turistik e deri tani, nga verifikimet e kryera, 25 mjete lundruese, kryesisht Jet ski dhe gomone të vogla, janë bllokuar sepse nuk kanë pasur dokumentacion të rregullt.

Gjithashtu, po gjatë sezonit, në të gjithë vijën bregdetare, janë zhvilluar 22 operacione policore për lirimin e hapësirave të zëna padrejtësisht nga pronarë lokalesh apo individë të ndryshëm. Si rezultat i këtyre operacioneve, janë sekuestruar 2455 çadra e shezlongë, si dhe janë proceduar penalisht 26 persona.

Policia e Shtetit nuk ka asnjë qëllim të penalizojë apo të bllokojë mjetet lundruese që disponojnë dokumentacion të rregullt dhe zbatojnë me rigorozitet rregullat e daljes në det, por ka për qëllim rritjen e sigurisë së jetës për pushuesit në vijën bregdetare.

4 DITE ME PARE

Ndalohet lundrimi i varkave në Fierzë, drejtori i kufirit: Lejet i paraqitën vetëm tragetet dhe anijet

Mjetet lundruese/ Policia aksion në jug, ndalohen varkat pa licencë
Varkat e bllokuara

KUKËS- Pas tragjedisë së Himarës ku një 7-vjeçare mbeti e vrarë pasi u përplas nga skafi që drejtohej nga një efekriv i lartë i Policisë, autoritetet kanë shtuar masat dhe kontrollet duke mos lejuar asnjë varkë pa liçensë për të ofruar shërbim.

I tillë ishte dhe rasti i Lumit të Shalës dhe Fierzë ku efektivët kanë bllokuar disa varka pasi sipas tyre nuk kanë leje përkatëse. Dokumentet që kërkohen janë leje për drejtimin e  mjetit kur është me varkë me motorë dhe licence për ushtrim aktiviteti. 

Mesa duket ata nuk kanë leje për varkat që mbajnë çdo ditë qindra turistë dhe lundrojnë për në lumin e Shalës apo në liqenin e Komani. Gani Zeneli, drejtor i Kufirit në qarkun e Kukësit që mbulon dhe Tropojën u shpreh se janë bllokuar mjetet që nuk kanë dokumente ndërsa vijon lundrimi i trageteve dhe anijeve që kanë paraqitur dokumentet në Policinë Kufitare. 

“Si në gjithë Shqipërinë po ushtrohen kontrolle në ujërat territoriale për mjetet e peshkimit dhe mjetet e transportit të udhëtarëve. Kontrolli vazhdon pa ndërprerje.  Pak më momente ndaluam një mjet peshkimi pranë urës së Drinit në Kukës pa leje drejtimi. Po kështu po ushtrohen kontrolle në Koman dhe zona të tjera. Ata që janë bllokuar nuk kanë paraqitur dokumente. Subjektet dhe personat që ushtrojnë këtë aktivitet janë njoftuar dy ditë më parë që të paraqesin dokumentet në Policinë Kufitare. Subjektet që i kanë paraqitur janë vetem tragetet dhe anijet. Ato janë verifikuar kanë rezultuar konform ligjit janë lejuar të dalin në lundrim, të tjerët nuk lejohet të dalin si në Fierzë ashtu dhe në Koman. Duhet të disponojnë leje për drejtimin e  mjetit kur është me varkë me motorë dhe licence për ushtrim aktiviteti. Pra kush kapet në lundrim gjobitet, të tjerët mbahen të ankoruara deri në plotësim e dokumentacionit”, tha Zeneli.

4 DITE ME PARE

Protesta në Vlorë, efektivi i Kufirit: Po vijnë përfaqësues të lartë, do u kontrollojnë dokumentet, merrni masa

Mjetet lundruese/ Policia aksion në jug, ndalohen varkat pa licencë
Efektivi i Policisë që bisedoi me protestuesit

VLORË- Pronarët e mjeteve lundruese në Vlorë kanë dalë në protestë ditën e sotme për të marrë lejen e qarkullimit nga institucionet përkatëse. Pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Himarë lundrimi është pezulluar dhe pronarët e mjeteve lundruese deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje janë drejtuar drejtorisë se Kufirit të Vlorës për lejen e kërkuar. 

Pas protestës së pronarëve të mjeteve lundruese, një efektiv i policisë kufitare u thaprotestuesve se do vijnë përfaqësues të lartë të policisë kufitare në vendqëndrimin e porteve dhe do t’i lejojnë mjetet lundruese që pas kontrolleve të dokumentacionit të dalin në det. Ai i sqaron dhe rregullat që duhet të ndjekin dhe nuk duhet ti shkelin.

"Do kini parasysh zbatimin e rregullave të lundrimit. Kush është me licensë, edhe ata për familjarë, duhet t'ia jepni qytetarit që ta kontrollojë policia. Në rast se ka 1 person mbi kapacitetin e mjetit, mjeti do bllokohet. Do keni paraysysh hyrjen dhe daljen në korridore. Jeni dëshmitarë çfarë ndodhi prandaj duhet marrë masa. Ata që nuk i kanë dorëzuar dokumentet, të bëjnë fotokopje se për çerek ore besojnë vijnë ata", tha efektivi.

Në vendbanimin e mjeteve lundruese ndodhen rreth 70 mjete që presin të nisen me pushues drejt ishullit të Sazanit dhe Gadishullit të Karaburunit. Por që për momentin janë ndaluar që të lundrojnë, pas vrasjes së 7-vjeçares Jonada Avdiu nga polici Arjan Tase me gomone, teksa ajo luante në breg në bregun e Himarës. Që nga ajo ditë ka nisur një aksion për të bllokuar të gjithë mjetet pa leje, por duket se janë penalizuar edhe ndjekësit e ligjit.  

4 DITE ME PARE

VD-Dita e tretë e protestave në Vlorë/ Pronarët e skafeve dhe gomoneve: Na lini të lundrojmë

Mjetet lundruese/ Policia aksion në jug, ndalohen varkat pa licencë

VLORË- Pronarët e mjeteve të vogla lundruese detare kryesisht gomone dhe skafe po protestojnë sot për ditën e tretë radhazi, për të marrë lejen e qarkullimit nga institucionet përkatëse. Kur kanë kaluar disa ditë nga tragjedia e Himarës, lundrimi është pezulluar dhe pronarët e mjeteve lundruese deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje janë drejtuar drejtorisë se Kufirit të Vlorës për lejen e kërkuar. 

Kështu që ata kanë vijuar të protestojnë pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucioni përkatës. Ndërkohë që sipas tyre kjo është e pa drejtë, pasi nuk japin asnjë informacion, ndërkohë që gjithë dokumentacioni që ata disponojnë e kanë të rregull e se nuk duhet të penalizohen në kulmin e sezonit turistik.

“Na lini të lundrojmë. Jemi kredimarrës dhe e kemi lakun në fyt nëse nuk punojmë,”-shprehen protestuesit.

Në vendbanimin e mjeteve lundruese ndodhen rreth 70 mjete që presin të nisen me pushues drejt ishullit të Sazanit dhe Gadishullit të Karaburunit. Por që për momentin janë ndaluar që të lundrojnë, pas vrasjes së 7-vjeçares Jonada Avdiu nga polici Arjan Tase me gomone, teksa ajo luante në breg në bregun e Himarës. Që nga ajo ditë ka nisur një aksion për të bllokuar të gjithë mjetet pa leje, por duket se janë penalizuar edhe ndjekësit e ligjit.  

 

aksioni i policise per mjetet lundruese

Sondazh

Poll

U plagos për disa ullinj, vdes 55-vjeçari tek Trauma, nuk i mbijetoi dot plumbave

U plagos për disa ullinj, vdes 55-vjeçari tek Trauma, nuk i mbijetoi dot plumbave

Policia aksion në call Centre

Zjarr në Berat, rrufeja godet shtyllën e tensionit, banorët mbeten pa energji elektrike

I këputi varësen nga qafa qytetares në Golem, arrestohet gjysmë i zhveshur 30-vjeçari

Zjarr në qendren e përpunimit të plehrave në Gjirokastër, policia nuk lejon gazetarët: Mos filmoni

Bllokimi i mjeteve lundruese pas tragjedisë në Himarë, protestë para Policisë së Shtetit

Inceneratorët, PL paraqet fakte të reja: Qeveria ka lënë peng në banka pronat publike

Banda e “skifterëve” i vë armën në kokë 23-vjeçarit për t’i grabitur paratë dhe biçikletën

Zjarr në“Malin e Bardhë”,banorët nisin aksionin para zjarrfikësve,shuajnë flakët me mjete rrethanore

Digjen pyjet në Mat! Aktivizohet një tjetër vatër zjarri, në Ulëz dhe Baz

Rreth 1 ton drogë në tre skafe, ja SKEMA që përdorën trafikantët për të 'mashtruar' radarët

Megaoperacioni antidrogë në Vlorë, policia jep detaje: U kap në ujërat italiane, kapëm 992kg kanabis

Turizmi në Shqipëri, Berisha konferencë urgjente: Kam 2 propozime, fokus tek transporti

E RËNDË! Përplasen dy makina pranë Kallmetit, 7 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

Tragjedia e Himarës, Policia aksion në bregdet, në 'shënjestër' dhjetëra 'Jet ski', gomone dhe skafe

Përfshihet nga flakët “Golfi” tek “Zogu i Zi”, shkak problemet teknike

Kulla e vrojtimit bosh...në Potam mungon roja bregdetare, pushuesit në mëshirë të fatit

Dita e tretë e protestave në Vlorë/ Pronarët e skafeve dhe gomoneve: Na lini të lundrojmë

8 kg kanabis, në makinë iu gjet edhe një kallashnikov! Arrestohen 3 të rinj në Tropojë

Bllokohen dy turistë gjermanë në Tropojë, përfundojnë në spital

Aktivizohet një vatër zjarri në Sarandë, digjet ullishtja

Sali Berisha: Ilir Meta është opozitar i vërtetë, do të bashkërendojmë aksionin

Çuçi pranon shoqatën e velierave: E kam krijuar me miq pasionantë, s'kam biznes

Bosh plazhi i Livadhit në Himarë, sezoni i verës dështim në Shqipëri

PARALAJMËRIMI/ Berisha-Ramës: Bëj ç’të duash, e ke kohën e numëruar!

Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Mos bini pre, mos blini apartamente

Tragjedia në Himarë/ Berisha: Janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit

Meta: Do vendosë sovrani, do shikoni pastaj politikanët do bëjnë më si të fortë?

Meta i bën premtimin Ramës: Do përfundosh nën këmbët e popullit të lirisë!

Meta i del në krah Berishës: PD është një dhe vetëm një, koha e përgjumjes ka mbaruar

Begaj s'ka reaguar për tragjedinë e Himarës/ Meta: Nuk është etike ta komentoj, Çuçi të ketë turp

Ilir Meta: Iniciative ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e pagave

Vrasja e 7-vjeçares në Potam, Arjan Tase mbërrin në Gjykatë, mbahet i fshehur nga kamerat

Tragjedia në Himarë, Berisha: Vogëlushja u vra nga një skafist qeveritar, duhet dorëheqje

A do kishte pasur dorëheqje po të ishte Basha ministër?Ja si i përgjigjet Berisha pyetjes pikante

Protesta para Kryeministrisë/ Bashkohet Ilir Meta dhe Sali Berisha

Incidenti/ Qytetari në protestë: Largohuni nga politika ju pleqtë! Berisha: Lëre mos e luaj!

Vrasja e 7-vjeçares, agravohet protesta, qytetarët përplasen me policinë

Manovra e rrezikshme në Shëngjin, Policia reagon pas videos me jet-ski: S'është aktuale

Fusnin mallra kontrabandë, arrestohen 4 persona

Protesta e sotme, Meta: Çdo qytetar duhet të jetë i pranishëm

Meta ngushëllime në familjen Avdia:Vrasje e paralajmëruar, tallje të thuash se kemi siguri në plazhe

E konfirmon! Berisha: Sot do jem në protestë si qytetar

Aksidenti me një viktimë në Elbasan, kamioni e bën COPË 'Benzin', autori qëndron ende në timon

Berisha te familja e 7-vjeçares: Krim horror, akt i kryer nga një njeri i qeverisë

Berisha del i përlotur nga familja Avdia

Tragjedia në Himarë/ Berisha shkon për ngushëllim në familjen Avdia

Tragjedia/ Nano vizitë te familja Avdia: S'dua të keqinterpretohet ardhja ime, jam këtu si prind

Zjarr i madh në Vaun e Dejës, mali i Zefjanës përfshihet nga flakët

Operacioni 'Streha' në Tiranë, i shpallur në kërkim për prostitucion, në pranga Klodian Lila