Politike

‘Aktron, ka falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të shtetit’/ Basha akuzon Ramën: I ke shpërdoruar 1.2 miliardë euro shqiptarëve

VIDEO
Kryedemokrati vijon me thirrjen e tij për shqiptarët duke thënë se me 25 prill Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë.
Featured image of article: ‘Aktron, ka falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të shtetit’/ Basha akuzon Ramën: I ke shpërdoruar 1.2 miliardë euro shqiptarëve Lulzim Basha

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndarë me ndjekësit e tij në ‘Facebook’ një video ku përmblidhet deklarata që dha mëngjesin e djeshëm kryeministri Rama. Në video thuhet se Rama aktron e se po i mashtron qytetarët.

Keni falsifikuar firmën e sekrtarit amerikan të shtetit për të fituar 20 milionë për 1 kilometër rrugë‘-dëgjohet të thuhet në videon e publikuar nga Basha.

Ndërkohë vetë kryedemokrati vijon me thirrjen e tij për shqiptarët duke thënë se me 25 prill Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë.

‘Për 8 vjet Rama solli vetëm dështime e dëme të mëdha. Më 25 prill Rama do të humbë e Shqipëria do të fitojë.’- shkruan Basha.

TEKSTI I VIDEOS:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kemi marrë goditje të rënda dhe jemi përballur me sfida të mëdha.
E di që disa prej jush jeni të pakënaqur, që nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e këtij mandati të dytë…
As unë s’jam i kënaqur. Jo sot, por asnjëherë. Por të mos harrojmë çfarë kemi hequr…

Ju keni hequr shumë në fakt,
Aq sa keni trefishuar pasuritë
Keni rritur taksat dhe borxhin publik.
Keni i shpërdoruar 1.2 miliardë euro të shqiptarëve.
Keni kriminalizuar politikën.
Keni kanabizuar vendin.
Keni kaluar Sirinë për numrin e azilkërkuesve.
Keni lënë Shqipërinë në vendnumëro.
Keni dhënë më shumë se 2 miliardë euro me PPP.
Dhe aty ku po aktron, keni falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të shtetit, për të fituar 20 milionë euro për 1 kilometër rrugë.
Jo, nuk do të harrojmë.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment