Showbiz

Aktorja shqiptare konfirmon shtatzëninë, Eliona Pitarka në pritje të fëmijës së parë: Karrierën se lë pas dore…

Ndjekësit e kanë pyetur nëse po planifikon të krijojë familje apo të vazhdojë karrierën, Pitarka është shprehur se mund t'i bëjë të dyja paralelisht. 
Featured image of article: Aktorja shqiptare konfirmon shtatzëninë, Eliona Pitarka në pritje të fëmijës së parë: Karrierën se lë pas dore… Eliona Pitarka

TIRANË– Aktorja Eliona Pitarka, pasi ka bërë publike lidhjen e saj ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi dyshohej se aktorja ishte shtatzënë. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme ka bërë një bisedë në rrjetin social “Instagram”, ku dhe nuk kanë munguar as pyetjet në lidhje me jetën private. Ndjekësit e kanë pyetur nëse po planifikon të krijojë familje apo të vazhdojë karrierën, Pitarka është shprehur se mund t’i bëjë të dyja paralelisht.

“Po planifikon të krijosh familje në një të ardhme të afërt apo synon ende karrierën?”, e pyeti një nga ndjekëset.

Eliona i është përgjigjur menjëherë, duke shkruar: “E kush tha që nuk mund të bëhen të dyja paralelisht? Sepse unë po i bëj të dyja”,- ku dhe ka lënë të dyshojë se ajo është në një pritje të ëmbël.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe pse ndjekësit i kërkojnë herë pas here që të publikojë një foto me partnerin e saj, Eliona sërish ka zgjedhur ta mbajë sekret identitetin e tij edhe për vitet në vijim.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment