Aktualitet

Aktorja e njohur shqiptare preket nga COVID-19, mesazhi i Monika Lubonjës: Jam izoluar, ne po vrasim njëri-tjetrin se nuk tregojmë që jemi infektuar

Monika Lubonja është vetëizoluar në shtëpi dhe po merr mjekimin e dhënë nga mjekët.  në shtëpi ku edhe po merr mjekimin.
Featured image of article: Aktorja e njohur shqiptare preket nga COVID-19, mesazhi i Monika Lubonjës: Jam izoluar, ne po vrasim njëri-tjetrin se nuk tregojmë që jemi infektuar Monika Lubonja

TIRANË– Aktorja e njohur, Monika Lubonja është infektuar nga pandemia e koronavirusit. Lajmin e ka bërë me dije vetë aktorja, e cila me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale shkruan se është vetëizoluar në shtëpi dhe po merr mjekimin e dhënë nga mjekët.  në shtëpi ku edhe po merr mjekimin.

“Jam e mbyllur në shtëpi ,duke u kuruar nga COVID-19. Sigurisht që kjo është një tjetër lloj lufte dhe të gjithë kemi për t’u përballur me këtë luftë të re. Por ajo që sot më bëri të ulem, e të shkruaj këtë mesazh është një fenomen që po ndodh me ne. Me dashje ose pa dashje ne po vrasim njëri – tjetrin duke mos e treguar që jemi të prekur nga COVID-19,”-shkruan aktorja. 

Postimi i plotë i aktores Monika Lubonja:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jam e mbyllur në shtëpi ,duke u kuruar nga COVID-19. Sigurisht që kjo është një tjetër lloj lufte dhe të gjithë kemi për t’u përballur me këtë luftë të re. Por ajo që sot më bëri të ulem, e të shkruaj këtë mesazh është një fenomen që po ndodh me ne. Me dashje ose pa dashje ne po vrasim njëri – tjetrin duke mos e treguar që jemi të prekur nga COVID-19. Vemi deri aty sa ulemi me njëri – tjetrin, pijmë kafe, shkjomë dhe për dreka , a darkojmë , qeshim e qajmë, madje kur ndahemi për të treguar që e duam shumë njëri- tjetrin i japim dorën dhe s’mjafton kjo ,po në fund e puthim , Po ,po e puthim fort ,madje më fort, aq fort sa i rrasim buzët tek faqja e shokut /shoqes apo dhe mikut si për ti dhënë një urim zemre “e gëzofsh”.  Por ka dhe nga ata që e kanë këtë Corona ,e dalin me vetëdijen e tyre të plotë duke vazhduar jetën, punën e tyre, argëtimet dhe vendosin një maskë në fytyrë , se fundja këtë kanë bërë gjithë jetën e tyre, e jo më tani që u bë koha e maskave. Dhe pyetje lind nëse kanë ndërgjegjie ,kur në darkë kthehen në shtëpinë e tyre , a kanë bërë një bilanc se sa veta kanë filluar të vrasin? Kush nuk e ka provuar se kupton, kush e ka provuar e kupton që kjo ështe një luftë dhe është një luftë e ashpër mes jetës e vdekjes. Përveç injorancës që na rrethon, që se pranojnë kur na vjen kjo e flamosur sëmundje, por dhe tek mjeku shkojmë nga fundi ,kur kjo sëmundje e ka bërë tashmë të veten… Pra këtu është fundi i gjithçkaje si shoqëri. Për mua si individ ,si qytetare mos të treguarit për prekjen nga Covid është baraz me vrasje. Ne po vrasim njëri – tjetrin në një formë a ndonjë tjeter. Zot na jep forcë…

(k.m/dosja.al)

Shto Koment