Showbiz

Aktori turk tregon ushqimet e preferuara shqiptare: Ushqimet e gjyshes nuk i ndërroj me asgjë, bën byrek

  • ‘Gjyshërit e mi flasin shqip’/ Aktori turk që ‘çmendi’ femrat flet për origjinën e tij
  • Aktori Can Yaman ka folur për ushqimët e tij më të parapëlqyera të cilat ia gatuan gjyshja.
    Featured image of article: Aktori turk tregon ushqimet e preferuara shqiptare: Ushqimet e gjyshes nuk i ndërroj me asgjë, bën byrek Can Yaman

    TURQI– Aktori turk me origjinë shqiptare Can Yaman ka folur lidhur me rrënjët e tij për herë të parë. 

    Në emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli”, Can ka folur për ushqimët e tij më të parapëlqyera të cilat ia gatuan gjyshja.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    “Ka lidhje me çfarë rritesh dhe shijen e asaj vazhdon ta shijosh edhe më vonë. Unë ushqimet e gjyshes nuk i ndërroj me asgjë. Ajo bën një byrek të tillë që zgjat 3 orë. I hap vetë petat. Bën byrek me presh. E bën aq të mirë sa të lëpish gishtat. Bën pogaçe me kos, hudhëra, salsa, mishin e bën copa copa. Janë ushqime të veçanta nuk i provojnë të gjithë,”– tha aktori. 

    (k.m/dosja.al) 

    Shto Koment