Showbiz

Aktori që të ka puthur më mirë? Përgjigjet aktorja Sharon Stone: De Niro! Isha çmendurisht e dashuruar me të

E pyetur se kush ka qenë aktori që të ka puthur më mirë, ajo habit me përgjigjjen e saj duke u shprehur se ishte Robert De Niro.
Featured image of article: Aktori që të ka puthur më mirë? Përgjigjet aktorja Sharon Stone: De Niro! Isha çmendurisht e dashuruar me të Sharon Stone dhe Robert De Niro

SHBA- Aktorja e famshme Sharon Stone në një intervistë për mediat ndërkombëtare ka folur rreth karrierës së saj 40-vjeçare. E pyetur se kush ka qenë aktori që të ka puthur më mirë, ajo habit me përgjigjjen e saj duke u shprehur hapur se bëhej fjalë për Robert De Niron.

“Robert De Niro ka qenë padyshim aktori që ka puthur më i mirë. Ai është aktori që e kam admiruar më së shumti… Thjesht doja të isha në gjendje të ulesha në një tavolinë me Robert De Niron dhe t’i mbaja emocionet. Ndoshta për faktin se e vlerësoja aq shumë, momenti kur më puthi ishte kulmi i asaj që dëshiroja. Isha çmendurisht e dashuruar me të si aktore. Ishte shumë përrallore, prandaj nuk mund ta krahasoj asgjë me atë moment. Të gjithë të tjerët ishin jo edhe aq,”- është shprehur Stone.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy aktorët kanë luajtur bashkë në filmin Casino të vitit 1995, ku kanë qenë në rolet e Ginger McKenna dhe Sam ‘Ace’ Rothstein, film i cili ka bërë shumë bujë në kohën që doli. 

(I.A/dosja.al)

Shto Koment