Showbiz

Aktori Koço Devole tregon se si e bëri për të qarë Elvana Gjatën: I dolën lotët….po xhironim

VIDEO
Koço së fundmi ka aktruar në filmin “Dy Gisht Mjaltë” në të cilën ka luajtur rolin e babait të këngëtares, Elvana Gjata- eksperiencë kjo që u nda me publikun shqiptar.
Featured image of article: Aktori Koço Devole tregon se si e bëri për të qarë Elvana Gjatën: I dolën lotët….po xhironim Koco Devole, Elvana Gjata
Përditësuar:

TIRANË- Aktori i njohur Koço Devole ishte i ftuar në programin “E diell” aty ku foli më gjatë për jetën e tij artistike dhe atë personale.

Koço së fundmi ka aktruar në filmin “Dy Gisht Mjaltë” në të cilën ka luajtur rolin e babait të këngëtares, Elvana Gjata- eksperiencë kjo që u nda me publikun shqiptar.

I pyetur nga gazetari Ervin Kurti, mbi skenën më të vështirë që kanë hasur gjatë xhirimeve, Koço u përgjigj se ka qenë e qara e Elvana Gjatës, teksa u nda nga partneri Vini, (në film rol i interpretuar nga Ermal Mamaqi).

Por duket se për ta bërë për të qarë Elvanën është dashur goxha punë. Koço tregoi se ndezi një cigare dhe nisi të shfrynte në drejtim të fytyrës së Elvanës, derisa i rrodhën lotët.

“Ajo ka qenë një skenë e vështirë sepse ajo mezi qante. Ajo thoshte s’më dalin lotët. Gjetëm cigare dhe i them Ermalit, ndiz cigaren, e ndezëm të dy dhe i frymë në sy. I dolën lotët dhe hyri skena më në fund”, u shpreh Koço.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment