Showbiz

Aktori hollivudian ‘shpërthen’ ndaj paradës homofobike në Boston: Rrituni, bëhuni më të ndjeshëm

Ylli i Marvel shkruajti në Twitter për t'i bërë njerëzit të reflektojnë, në mënyrë që të mos fokusohen vetëm në orientimin seksual të personave, por të shikojnë dhe në brendësi të tyre, për t'i gjykuar.
Featured image of article: Aktori hollivudian ‘shpërthen’ ndaj paradës homofobike në Boston: Rrituni, bëhuni më të ndjeshëm Aktori, Chris Evans.

SHBA, Boston – Aktori i njohur, Chris Evans është shprehur i revoltuar ndaj një grupi njerëzish, që po planifikonin të mbanin një paradë në qytetin e tij të lindjes në Bostonit si “homofobikë”.

Ylli i Marvel shkruajti në Twitter për t’i bërë njerëzit të reflektojnë, në mënyrë që të mos fokusohen vetëm në orientimin seksual të personave, por të shikojnë dhe në brendësi të tyre, për t’i gjykuar.

“Uau, iniciativë interesante shokë. Thjesht një vërejtje kisha. Në vend të “Paradës Hetero” po sikur ta quani Parada e atyre që po përpiqen dëshpërimisht të varrosin mendimet e veta homoseksuale duke u bërë homofobikë, sepse askush nuk na mësoi të njohim ndjenjat tona kur ishim fëmijë? Si ju duket? Pas si shumë troç? Në vend që të shkoni menjëherë në zemërim (e cila është në të vërtetë vetëm frika nga ajo që nuk e kuptoni), merrni një çast qetësie, rrituni dhe bëhuni më të ndjeshëm,”- ka shkruar Chris Evans në llogarinë e tij në Twitter.

Postimi i aktorit, Chris Evans në Twitter.

Me sa duket aktorit të njohur i ka ardhur në maje të hundës me lëvizjet homofobike, që i quan veprime të paarsyeshme dhe të pavlera.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment