Rajoni

Aktivizimi amerikan në marrëveshjen Kosovë-Serbi/ Cila është lidhja e veçantë midis SHBA-së dhe Izraelit

Ruzhdi Shkodra nga Bashkësia Hebreje e Kosovës ka deklaruar se izraelitët kanë ndikim shumëdimensional në shtetin më të fortë në botë.
Featured image of article: Aktivizimi amerikan në marrëveshjen Kosovë-Serbi/ Cila është lidhja e veçantë midis SHBA-së dhe Izraelit Presidenti amerikan Donald Trump dhe Kryeministri izraelit

SHBA– Presidenti i shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump më katër shtator ndërmjetësoi takimin mes Kosovës dhe Serbisë dhe nënshkroi marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë. Por para ndërmjetësimit të delegacionit kosovar dhe atij serb, Trump ndërmjetësoi arritjen e paqes mes shtetit hebre dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Me nënshkrimin e marrëveshjes nga Trump, Izraeli njohu zyrtarisht Kosovën, e pas këtij vendimi Kosova do të vendosë ambasadës së saj në Jerusalem, aty ku do ta vendos edhe Serbia, vitin e ardhshëm, shkruajnë mediat kosovare.

Pas aktivizimit amerikan Ruzhdi Shkodra nga Bashkësia Hebreje e Kosovës ka deklaruar se izraelitët kanë ndikim shumëdimensional në shtetin më të fortë në botë. Ndërsa përveç lobit të fortë, hebrenjtë kanë pasur edhe pozita kyçe në parinë amerikane.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 4 shtator u  arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje ka pasuar reagime të shumta nga politikanët në Kosovë dhe Shqipëri. Por gjatë nënshkrimit të marrëveshjes të premten e kaluar Izraeli ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, e për rrjedhojë në Izrael do të hapet ambasada e kosovare. Ndërkohë takimi i sotëm me Vuçiç në Bruksel është paralajmëruar më herët  nga Hoti.

A.C/Dosja.al

Shto Koment