Kuriozitete

“Aktivitet njerëzor në Egje”/ Studimi: Zbulohen gjurmë të njeriut të Neandertalit në ishullin grek

Këto prova të gjetura dëshmojnë veprimtarinë njerëzore në Egje shumë më përpara se sa shkenca e kishte parashikuar sipas një studimi të ri.
Featured image of article: “Aktivitet njerëzor në Egje”/ Studimi: Zbulohen gjurmë të njeriut të Neandertalit në ishullin grek Foto ilustruese

GREQI- Shkencëtarët kanë gjetur për herë të parë prova të Neandertalëve në ishullin grek të Naxos. Këto prova të gjetura dëshmojnë veprimtarinë njerëzore në Egje shumë më përpara se sa shkenca e kishte parashikuar sipas një studimi të ri.

Nga gërmimi janë zbuluar të dhëna të forta të kërkuara për të mbështetur një pretendim për aktivitetin e hershëm kulturor Paleolit në pellgun e Egjeut”, bëri me dije epiki i antropologëve dhe arkeologëve në revistën “Science Advances”, raporton news 24.com.

Të dhënat tregojnë se njerëzit arkaikë dhe modernë ishin të pranishëm në Egje mijëra vite më herët sesa ishte menduar më parë. Datat Paleodosimetrike tregojnë se ‘hominins’, familja e zgjeruar e njerëzve modernë të zhdukur ishin të pranishëm në rajon deri në 200 000 vjet më parë“, thuhet më tej në studim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mendohet se Neandertalët kishin hyrë në zonë gjatë një “ultësire” akullnajore, kur ekspozohej toka e lidhur me Anatolinë në Evropën Juglindore kontinentale. Ekipi i eskpertëve nga Kanadaja, Greqia, Franca, Serbia dhe SHBA është duke gërmuar një kodër rreth 152 m mbi nivelin e detit në Stelida, Naxos Perëndimore që nga 2013. Gjatë gërmimeve ata gjetën gërvishtës, shpues dhe mjete të tjera guri në përputhje me ato të përdorura nga Neandertalët. Naxos është ishulli më i madh i arkipelagut Cikladik në Egje.

Deri tani vendndodhja më e hershme e njohur në Naxos ishte Shpella e Zas, e datuar 7000 vite më parë. Ne kemi zgjatur historinë e ishullit me 193 mijë vite“, tha drejtori i projektit Tristan Carter, një antropolog në Universitetin McMaster të Ontarios.

(E.S. Dosja.al)

Shto Koment