Aktualitet

Aktivistja Gjikondi kundër protestës: Ky s’është krim shtetëror por tragjedi që ndodh kudo në botë, s’e mbështes turmën që i fryn vdekjes, ulëret dhe linçon

Gjikondi shton më tej se në këtë mënyrë po i fryhet vdekjes, referuar vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, rast që sipas aktivistes ndodh kudo në botë dhe nuk është krim shtetëror. Edhe efektivët, shton ajo më tej, e kanë të ulur kokën pas këtij krimi, por përgjegjësia është personale dhe jo kolektive.
Featured image of article: Aktivistja Gjikondi kundër protestës: Ky s’është krim shtetëror por tragjedi që ndodh kudo në botë, s’e mbështes turmën që i fryn vdekjes, ulëret dhe linçon Stresi dhe Brizida Gjikondi

TIRANË– Aktivistja Brizida Gjikondi ka dalë kundër protestës së zhvilluar mbrëmjen e sotme pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë. Përmes një statusi, Gjikondi e konsideron politke këtë reagim teksa shton se është mjafte turpshme që me vdekjen e një të riu, të bëhet politkë në këtë mënyrë.

Gjikondi shton më tej se në këtë mënyrë po i fryhet vdekjes, referuar vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, rast që sipas aktivistes ndodh kudo në botë dhe nuk është krim shtetëror. Edhe efektivët, shton ajo më tej, e kanë të ulur kokën pas këtij krimi, por përgjegjësia është personale dhe jo kolektive.

E për pasojë, aktivistja ngre zërin kundër turmës që sot ulëriti dhe shkatërroi çfarë gjeti në shesh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Postimi i plotë: Nuk ka gjë më të pabesë dhe të pamoralshme se të bësh politikë me vdekjet tragjike! Ai nuk ishte krim shterëror i strukturuar dhe i paramenduar, krimi i ndodhur parmbrëmë për shkak të 100 arsyeve, rrethanave unë do e konsideroja tragjedi dhe fatkeqësi të shkëputur, fiks si psiqika e atij polici idiot dhe mjeran që shkrehu armën. Sot jam kundër turmës që linçon dhe ulëret, ku shumica (sidomos ajo qe me dorë polici vrau 4 vetë ne 21 janar) ka arsye politike jo morale në këtë histori. Duhen ndarë sot, tragjedia dhe dhimbja nga politika. Këto tragjedi dhe raste fatkeqe ndodhin në Greqi, Itali Francë por nuk përbëjnë fenomen as në Shqipëri. Të gjithë Policë janë prindër, dhe kjo që ndodhi Ju dhëmb i turpëron dhe ju ul kokën dhe atyre, por faji nuk është kolektiv, faji është personal. Eshtë e dhimbshme deri në shpirt humbja e jetës të të riut shqiptar, por ti frysh vdekjes dhe ta shndrrosh në çadër politike është e ndyrë, është e shpifur. Politika, media dhe portalet gjakatare po shkatërrojnë imunitetin psiqik moral dhe shpirtëror të shqiptarëve … rrallë kund gjen si këto këtu. Skanë shpirt e dhëmbsuri, ato nuk udheheqin drejt ekuilibrave, analizave, meditimeve dhe te vertetave…Sot jam nje nene e trishtuar, por urrejtjen e mbaj larg… urrejtja i shton tragjedite kurre nuk i sheron!!!

Ndërkohë protesta është mbyllur. Që prej orës 16:00 qindra qytetar mbushën bulevardet dhe kërkuan drejtësi për Klodian Rashën që e vrau efektivi i policisë. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj. Protesta është zhvilluar me përplasje të forta. Deri më tani numërohen 11 të plagosur, një qytetar, një gazetar dhe nëntë efektivë.

(f.m/dosja.al)

2 Komente në “Aktivistja Gjikondi kundër protestës: Ky s’është krim shtetëror por tragjedi që ndodh kudo në botë, s’e mbështes turmën që i fryn vdekjes, ulëret dhe linçon

  1. Kjo eshte komuniste e kamufluar. Turp ta nxjerresh neper media. Kete se ndalon ndonje polic se rri si pule edhe kur i shkelen te drejtat sy per sy. Kjo dmth eshte komuniste e bindur, te rroje partia se per kete ska rendesi jeta dhe identiteti i saj. Ndaj hiqini keto lloj grash komuniste nga media juaj

  2. Kjo eshte fisi i Teki Kolanecit! Atij oficerit te sigurimit qe vrau antikomunistet. Njerez te keqinj qe ne veze! Mos u merrni me te..Duket qe ne pamje!

Shto Koment