Politike

Aktivistja e PD në Divjakë u rrah brutalisht, REAGON Meta: I bëj thirrje Prokurorisë dhe SPAK të hetojë urgjentisht dhunën kriminale

VIDEO
Meta bën thirrje urgjente që SPAK dhe Prokurorisë të nisë hetimet. 
Featured image of article: Aktivistja e PD në Divjakë u rrah brutalisht, REAGON Meta: I bëj thirrje Prokurorisë dhe SPAK të hetojë urgjentisht dhunën kriminale Ilir Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj Elsa Bitës, aktiviste, kandidate dhe mbështetëse e Partisë Demokratike në Divjakë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, nga ku na nxjerrë edhe dëshminë e aktivistes, Meta bën thirrje urgjente që SPAK dhe Prokurorisë të nisë hetimet. 

I bëj thirrje Prokurorisë dhe SPAK të hetojë urgjentisht dhunën kriminale të ushtruar sot ndaj zonjës, Elsa Bita në Divjakë.
I bëj thirrje Policisë së Shtetit të arrestojë urgjentisht autorin apo autorët e dhunës, cilëtdo qofshin ata. Çdo mosveprim, ju ngarkon me përgjegjësi të plotë për çdo akt dhune në vijim. Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë të një vendi që e meriton anëtarësimin në Bashkimin Europian”, shkruan Meta.

Ngjarja u raportua paraditen e sotme ku Elsa Bita, aktiviste, kandidate dhe mbështetëse e Partisë Demokratike në Divjakë është rrahur për shkak të denoncimeve kundër PS. Fillimisht ajo denoncoi se është dhunuar nga vëllai i kryebashkiakut të qytetit, Fredi Kokoneshi, ndërsa në një version të dytë, ajo tha se është dhunuar nga shefi i Policisë në Divjakë, Altin Shehu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas denoncimit, shefi i policisë i ka thyer krahun të resë, e cila ndodhet në spital. Ajo thotë se u dhunua pasi filmoi edhe administratën  duke marrë pjesë në disa takime elektorale.

(kle.mu./dosja.al)

 

Shto Koment