Bota

Aktivistët për ndryshimin e klimës, derdhin 1,800 litra lëng të kuq në shenjë gjaku, mbi ndërtesën shekullore në Britani

Nga këmbëngulja e tyre protestuesit  kanë hedhur plot 1,800 litra lëng të kuq, që të jepte përshtypjen  e gjakut në një nga rrugët në Britaninë e Madhe.
Featured image of article: Aktivistët për ndryshimin e klimës, derdhin 1,800 litra lëng të kuq në shenjë gjaku, mbi ndërtesën shekullore në Britani Aktivistët në Britaninë e Madhe

BRITANI E MADHE- Plani i aktivistëve për ndryshimin e klimës është  përshkallëzuar akoma më shumë, teksa kanë spërkatur me bojë të kuqe një ndërtesë 100-vjeçare  në rrugën “1 Road Guardians, Whitehall.”

Nga këmbëngulja e tyre protestuesit  kanë hedhur plot 1,800 litra lëng të kuq, që të jepte përshtypjen  e gjakut në një nga rrugët e Britanisë e Madhe.

Protestuesit thonë se ata janë duke theksuar mospërputhjen midis këmbënguljes së qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe  një lideri botëror në luftën për ndryshymin e klimës.

Phil Kingston, një aktivist 83-vjeçar, tha: “Unë luftoj me gjithë qenien time për katër nipërit e mi në këtë situatë të rrezikut ekzistencial”.

Një zëdhënës i Policisë tha që tre burra dhe një grua ishin arrestuar për dëmet penale  që kanë shkaktuar.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Shto Koment