Rajoni

Aktakuza ndaj Thaçit/ Hoti për dorëheqjen e Presidentit: Kemi krijuar kulturë dhe maturi

Teksa është pyetur nëse do të bashkëpunojë me PDK-në për zgjedhjen e Presidentit të vendit, nëse Thaçi jep dorëheqjen, Hoti është shprehur se në çdo lloj situate, duhet të veprohet me dinjitet.
Featured image of article: Aktakuza ndaj Thaçit/ Hoti për dorëheqjen e Presidentit: Kemi krijuar kulturë dhe maturi Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ditën e sotme përmes një konference për mediat ka folur për çështjen e Presidentit Thaçi dhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

E teksa është pyetur nëse do të bashkëpunojë me PDK-në për zgjedhjen e Presidentit të vendit, nëse Thaçi jep dorëheqjen, Hoti është shprehur se në çdo lloj situate, duhet të veprohet me dinjitet.

Besoj se pas gjithë këtyre viteve kemi krijuar një kulturë dhe maturi institucionale. Me secilat situata që përballemi, do të reagojmë me dinjitet, karshi zhvillimeve që do të ndodhin.”- është shprehur Hoti.

Më tej ai është pyetur edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme, për të cilat po instiston Lëvizja Vetëvendosje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Sa i përket zgjedhjeve, Kosova ka qeveri funksionale e cila e ka mbështetjen e shumicës së deputetëve të Kuvendit dhe si e tillë duhet të vazhdojë.”- ka thënë Hoti.

Kjo konferencë për shtyp e kryeministrit Hoti vjen pas takimit të Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e Situatës Emergjente me koronavirus, duke theksuar  se situata me pandeminë është prioritet i kësaj qeverie.

“Dedikimi maskimal deri tani i kësaj qeverie ka qenë situata me pandeminë Covid 19. Nuk ka prioritet tjetër përveç pandemisë dhe rimëkëmbjes ekonomike.”përfundoi kryeministri.

A.C/Dosja.al

Shto Koment